Lumnije Thaçi, bashkëshortja e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka folur për herë të parë pas lajmit për zgjedhjen e saj si Prodekane në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.
Thaçi u zgjodh në këtë pozitë me propozimin e Dekanit të këtij fakulteti, Hakif Zeqiri, i cili propozim kaloi në Këshillin e Fakultetit dhe më pas në Senat.
Thaçi tha në fillim nuk kishte pasur dëshirë të pranonte këtë pozitë.
“Ka qenë kërkesë e Dekanit pasi ka qenë vakante kjo pozitë për shkak të numrit të studentëve të shumtë. Kam qenë e detyruar, jo me pëlqimin tim, nuk e kam marrë me pëlqimin tim për shkak të angazhimit shumë të madh që e kemi me ligjërata, mirëpo e kam parë të arsyeshme, pasi jam pjesë e stafit të jem e angazhuar edhe në këtë drejtim”, tha Thaçi, për Kallxo.com.
Ajo po ashtu deklaroi se fakti që është Zonja e Parë e Kosovës, nuk ka ndikuar për të marrë këtë pozitë.
“Ndikim nuk ka fare për shkak se unë krejt jetën time ja kam kushtuar arsimit dhe krejt këtë që e kam arritur, shumë ose pak është 100 për qind punë e imja, angazhimi im. Do të mundohem të jap angazhimin tim maksimal, jam duke u marrë me hulumtime shkencore”, tha Thaçi.
Prodekanja e sapozgjedhur komentoi po ashtu procedurën e pranimit të saj si staf akademik në Universitetin e Mitrovicës vitin e kaluar.
“Kur kam kuptuar që këtu ka konkurs për pranim të profesorëve, ka qenë dy ditë pa u mbyllur konkursi kur kam ardhur dhe nuk kam hezituar të konkuroj për shkak se kam një përvojë shumë të mirë nga Kolegji ‘Fama’, në Mitrovicë lidhur me studentët. Me ardhjen time në këtë universitet publik jam duke kaluar shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur me studentët dhe mundohem që studentët të jenë të kënaqur me punën time”, tha Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City