LAJMI I FUNDIT:

Flet babai i Vera Mekulit, pasi vajza e tij u filmua duke i bërë ‘twerk’ togerit të martuar – gjatë një feste në SHBA

Flet babai i Vera Mekulit, pasi vajza e tij u filmua duke i bërë ‘twerk’ togerit të martuar – gjatë një feste në SHBA

Policja e New Yorkut, e filmuar duke i bërë “twerk” togerit të saj në festën e tyre të pushimeve në zonën e Bronx-it është identifikuar – dhe ajo e përshkruan veten si një “individ shumë të motivuar dhe të vendosur”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vera Mekuli, 26 vjeçe, e cila u bashkua me forcat policore vetëm në shkurt, u kap nga kamerat duke bërë disa lëvizje “në prehrin” Nick McGarry të enjten e kaluar.


Bëhet fjalë për gruan e cila para se të bashkohej me radhët e NYPD-së, kishte punuar si agjente patundshmërie.

Dhe në profilin e saj tashmë të fshirë në LinkedIn, Mekuli e përshkroi veten si një “individ shumë të motivuar dhe të vendosur”, shkruan New York Post, përcjell Telegrafi.

Pasi u filmua duke i bërë “twerk” eprorit në një kafiteri, policja amerikane i kërkon falje gruas së togerit
Lexo po ashtu Pasi u filmua duke i bërë “twerk” eprorit në një kafiteri, policja amerikane i kërkon falje gruas së togerit

“Unë prirem të shkoj pas asaj që dua dhe nuk ndalem derisa ta arrij. Nëse do të dështoj, e marr veten dhe provoj përsëri”, citohet të jetë shkruar në LinkedIn.

Sipas mediumit në fjalë, Mekuli është një vendase e Bronx-it që ndoqi Kolegjin John Jay të Drejtësisë Penale në Upper West Side.

Ajo nuk mund të kontaktohej menjëherë pas videos që bëri bujë, pasi u bë publike.

Por babai i saj, John Mekuli, tha për The Post të hënën se ajo ishte “e frustruar”, shkruan më tej New York Post.

“Ajo më tha: Babi, unë bëra një gabim”, ka thënë ai. “Jam shumë e turpëruar për atë që kam bërë. Të turpërova ty dhe familjen time”.

“Ajo qau dhe qau”, vazhdoi babai i saj. “Ajo është e re. … Ai – togeri – është i martuar. Ai duhet ta dinte më mirë. Unë do t’i padisë ata”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori