“Lojtari na është propozuar dhe ne jemi të interesuar për të. Edhe pse luan si mbrojtës i majtë, ne jemi duke e kërkuar si mesfushor shkatërrues. Ende jemi në fazën e bisedimeve dhe do të shohim në ditët në vijim nëse do të arrijmë marrëveshje”, tha për Arenën, trajneri i Flamurtarit, Ernest Gjoka.

Metaj është 26-vjeçar. Më parë ka luajtur me grupmoshat U-21 të Holandës, si dhe skuadrën e Gronningenit. Së fundi ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ku në humbjen 3:1 ndaj Senegalit luajti titullar. Atij i ka skaduar kontrata me Emmenin, që garon në rangun e dytë elitë të Holandës. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app