Flamur Sinani – Trajneri që po kor suksese me fëmijët e Rilindjes dhe që premton shumë për të ardhmen

Flamur Sinani, i cili udhëheq ekipe nga grup moshat e reja të KF Rilindja në Prishtinë, në një intervistë për Telegrafin ka treguar gjithë mbarëvajtjen e turneut ʺRILINDJA KIDS TOURNAMENT 2021ʺ i mbajtur më 12 dhe 13 qershor 2021 për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, ka folur për suksesin e tij dhe ekipit të tij, ku u shpallën kampion me U10, si dhe punën disavjeçare me fëmijë dhe shumëçka tjetër rreth edukimit dhe karrierës.
Klubi i Futbollit Rilindja nga Prishtina, me sukses e organizojë turnirin tradicional mbarëkombëtar për fëmijë ʺRILINDJA KIDS TOURNAMENT 2021ʺ për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, më 12 dhe 13 qershor 2021.
Ky është viti i tretë më radhë që KF Rilindja bënë organizimin e këtij evenimenti sportiv. Në turnir morën pjesëmarrës 28 skuadra të gjeneratës U-10 dhe U-11, nga mbarë Kosova.
Organizimi i turnirit ishte shumë sfidues sipas klubit prishtinas, pasi ishin të detyruar të bënim zvogëlimin e skuadrave pjesëmarrëse, për arsye të njohura të pandemisë COVID-19.
Në fund turneu u fitua pikërisht nga klubi nikoqir Rilindja, e cila mposhti në finale Ramiz Sadikun, ndërsa më herët mposhti edhe ekipe si Shkëndija, Suhareka, Drita dhe Supersport.
Pjesë e këtij suksesi të madh dhe njëri nga më meritorët padyshim se është trajneri i ri, Flamur Sinani, i cili në të kaluarën ka qenë futbollist aktiv në shumë klube të njohura si Flamurtari, Hajvalia dhe Rilindja, duke luajtur për shumë vite në Superligën e Kosovës dhe në Ligën e Parë.

Flamur Sinani në një intervistë për Telegrafin ka treguar gjithë mbarëvajtjen e turneut, suksesin e tij dhe ekipit të tij, punën me fëmijë dhe shumëçka tjetër.
“Që katër vite punoj më këtë gjeneratë, dhe më përgjegjësi të lartë profesionale them së kjo gjeneratë premton shumë për të ardhmen, sepse brenda saj kemi shumë talent që çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë vetëm qoftë në garat zyrtare që i organizon ʺLidhja Rajonale e Futbollit e Prishtinësʺ, dhe nëpër turne të organizuar brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë fillimisht Sinani për Telegrafin.
“Në këtë turnir më gjeneratën U10, morën pjesë 12 skuadra të ndara në 4 grupe nga 3 skuadra në grup, ku vendi i parë dhe i dytë e kaluan grupin, ndërsa vendi i tretë në bazë të rezultateve u eliminua nga garat. Rilindja ishte në grupin A, së bashku më Shkëndijën dhe Suharekën”.
“Ndeshjen e parë përballë Shkëndijës, Rilindja e fitoj më rezultate 3:1, ndërsa ndeshjen e dytë kundër Suharekës e fituam me rezultat 3:0. Rilindja doli e para në grup, dhe në çerekfinale u takua më Dritën e Gjilanit. Ndeshja u zhvillua më rivalitet shumë të madh dhe Rilindja arriti në sekondat e fundit të ndeshjes të mposht Dritën më rezultat 2:1. Të gjithë të pranishmit që ishin në stadium duke e përcjellë ketë takim u ndanë të kënaqur, me lojën dhe angazhimin që treguan të dyja skuadrat”.
“Në gjysmëfinale, Rilindja u taku më skuadrën Supersport nga Skenderaj, ku koha e rregullt e ndeshjes përfundoj më rezultatin e barabartë 2:2, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive, Rilindja fitoi me rezultate 3:2, dhe kaloj në finale”.
“Në finale, Rilindja u takua më skuadrën e Ramiz Sadiku dhe pas një ndeshje të jashtëzakonshme çunat tonë nën udhëheqjen time dhe të ndihmësit Shemsi Osmani, arritën të mposhtin më meritë skuadrën e Ramiz Sadikut me rezultat të thellë 5:2”, shtoi trajneri prishtinas.
“Kjo ishte ndeshja më e bukur e zhvilluar gjatë gjithë turnirit ʺRILINDJA KIDS TOURNAMENT 2021ʺ, ku të gjithë të pranishmit në shkallët e stadiumit “Ibrahim Gashi” në Taukbashqe, mbeten të kënaqur më lojën e treguar nga skuadra e Rilindjes”.

“Me përfundimin e ndeshjeve finale, organizatoret u ndanë medalje tri vendeve të para, si dhe zgjodhën portierin më të mirë, golashënuesin më të mirë si dhe lojtarin më të mirë të turnirit. Portieri më i mirë u zgjodh Andi Tovërlani, lojtari më i mirë u zgjodh Anes Gjoshi nga skuadra Rilindja”.
“Për këtë sukses dua të falënderojë Kryetarin e Klubit Fadil Gashi, Bordin Drejtues të Klubit, Drejtorin Sportiv Fehmi Fejza dhe grupin e trajnerëve të Shkollës së Futbollit Rilindja, Prishtinë. Po ashtu falënderoj të gjithë prindërit për sjelljet e shkëlqyera që treguan gjatë dy ditëve të garave, dhe grupin e vullnetarëve që u përkujdesen për mbarëvajtjen e garave”.
Puna me fëmijët
Përveç suksesit të fundit, trajneri prishtinas ka folur edhe për punën e tij me fëmijët e grupmoshave të reja, të cilën thotë se e bën me shumë qejt.
“Futbolli është më shumë së një sport për fëmijët. Siç përcaktohet nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, futbolli është një gjuhë universale e miliona njerëzve në mbarë botën, përfshirë fëmijët dhe adoleshentët, pavarësisht nga origjina e tyre, gjuha që ata flasin ose feja të cilës i përkasin”, shtoi Sinani për Telegrafin.

“Unë, si trajner jam munduar maksimalisht që fëmijëve t’u transmetojë në radhë të parë kulturë e lartë sportive, pasi futbolli është një mënyrë e shkëlqyeshme për socializmin e fëmijëve, emancipimin, sjelljen dhe veprimet e tyre gjatë seancave stërvitore”.
“Fëmijët mësojnë të punojnë në grup për të arritur ëndrrat e tyre, që një ditë të behën yje të futbollit. Fëmijët nuk mund të jenë profesionistë për t’u bashkuar në seancat tona stërvitore, argëtuese dhe ndërvepruese, por, nëse dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në futbollit në një nivel konkurrues, Rilindja, është vendi ku duhet të jesh”.

“Që në hapat e parë fëmijëve u mësuam si të shkelmojnë topin, të ndalojnë topin dhe të ndryshojnë drejtimin e tij, që është baza elementare për fëmijët. Të shënojnë gola sa më shumë, të lëvizin më top dhe pa top. Ndërsa për lojtarët më të përparuar, ne i mësuam si të pasojnë topin, mbrojtjen, driblimin, gjuajtjen, zotërimin e topit dhe të tjera”.
“Ne si shkollë e futbollit jemi të përkushtuar që më punë profesionale të arrijmë rezultate sa më të mira. Me të gjitha gjeneratat, KF Rilindja, gjatë kampionatit të rregull ka arritur rezultate të mira. Synimet tona si Shkollë e Futbollit janë shumë ambicioze, pretendojmë që të hapemi dhe të bashkëpunojmë ngushtë më klubet më të njohura të Evropës dhe më gjerë. Tanimë janë dyert e hapura për promovimin e futbollit të Kosovës”, përfundoi Flamur Sinani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij