Fjolla i drejtohet Labit: Smundesh me ma bo kulaçin kurrë se jam prishtinalike e shehrit

Një debat ka shpërthyer ditën e sotme mes Fjolla Morinës dhe Labinot Rexhës.
Përplasja mes tyre ka ndodhur në ambientet e lavanderisë, në prani të banorëve të tjerë.
Ende nuk dihet se çfarë e nisi konkretisht debatin mes dyshes, por tensioni mes tyre ishte i dukshëm që në fillim.
Gjatë fjalosjes, në një moment Labinot Rexha u dëgjua duke përdorur termin “kulaç”, gjë që duket se nxiti reagimin e menjëhershëm të këngëtares.
Fjolla nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjej.
“Ti mu kulaçin a? Ti smundesh me ma bo kurrë kulaçin se unë jam prishtinalike e shehrit… prishtinalike me rrënjë”.
Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi fillimisht këtë përplasje verbale mes tyre. Banorët e tjerë u panë duke ndjekur situatën nga afër, ndërsa tensioni në ambient u ndje për disa momente.
















































