Mauro Icardi ka kaluar nga Interi te PSG në huazim për një vit, me të drejtë blerje.

Lojtari ka zgjedhur numrin 18 për ta bartur te klubi i ri, ndërsa është shprehur i lumtur me këtë transferim.


"Unë do të doja të falënderoja Paris Saint-Germain për besimin që ata treguan tek unë", ka thënë fillimisht Mauro Icardi.

papier 2

"Unë do të jap gjithçka për të ndihmuar ekipin tim të ri, që të shkojë sa më larg të jetë e mundur në të gjitha garat”.

“Paris Saint-Germain është bërë një qendër  e futbollit, ku ka tërhequr disa nga lojtarët më të mëdhenj në vitet e fundit”.

“Momenti është i fortë në Paris, ambiciet janë të larta dhe jam i sigurt se ne kemi gjithçka këtu për të shkuar më tutje”.

“Unë me të vërtetë pres me padurim të luaj në Parc des Princes, një stadium i famshëm për bukurinë dhe pasionin e tij!", ka thënë Icardi. /Telegrafi/

telegrafi sport app