E përditshmja turke Daily Sabah, ka publikuar dje transkriptin e audio-incizimit të bisedës së fundit të gazetarit Jamal Khashoggi me pjesëtarët e njësisë saudite të vdekjes, të cilët besohet se e vranë në konsullatën saudite në Stamboll gjatë vitit të kaluar.

Audio-incizimi i filmuar para dhe pas likuidimit të gazetarit gjatë 2 tetorit të vitit të kaluar. Atë e ka siguruar Agjencia Nacionale e Inteligjencës turke (MIT) pas incidentit, dhe e ka shpërndarë me autoritetet kompetente gjatë kohës sa po kryheshin hetimet, transmeton Telegrafi.


2 40

Në incizim dëgjohet biseda mes Maher Abdulaziz Mutreb, pjesëtarit të dyshuar të njësisë saudite të vdekjes si dhe mjekut Salah Muhammed Al-Tubaigy, ekspert i forenzikës i cili dyshohet se ishte përgjegjës për "zhdukjen" e trupit të gazetarit.

7 19

Biseda ishte zhvilluar për 12 minuta para se Khashoggi të mbërrinte në konsullatën saudite për të rregulluar dokumentet.

Mutreb: A është e mundur që i tërë trupi të futet në një çantë?

Al-Tubaigy: Jo. Është shumë i rëndë. Plus ai është mjaft i gjatë. Në fakt, kam shumë përvojë me trupa të pajetë, e di se si duhet prerë. Megjithatë këtë kurrë nuk e kam bërë në një trup të nxehtë. Thjesht, kur i pres trupat, në vesh i vendosi kufjet dhe dëgjoj muzikë. Ndërkohë pi kafe dhe cigare. Kur e copëtoj, do t'i mbështjell pjesët e trupit të tij në thasë të plastikës, të cilat i fut në çantë dhe i nxjerr nga ndërtesa.

Pas kësaj dëgjohet se si Al-Tubaigy thotë se si askush nuk e di se çfarë planifikon të bëjë dhe se askush nuk do ta mbrojë. Ndërkaq në fund të bisedës, Mutreb pyet nëse në konsullatë ka mbërritur "kafsha që duhet sakrifikuar", derisa bashkëbiseduesi i paidentifikuar i përgjigjet me "po".

6 22

E pas kësaj bisede me pjesëtarët e tij, dëgjohet se si Khashoggi bisedon me Mutrebin i cili ia bën me dije se jashtë po e pret e fejuara. Ndërkaq i pyetur nëse kishte me vete telefon celular, gazetari saudit i përgjigjet duke thënë se i ka dy iPhone.

3 34

Më poshtë ju sjellim transkriptin e bisedës mes gazetarit dhe vrasësve të tij që ishte zhvilluar për dhjetëra minuta para se të kryhej vrasja.

Mutreb: Dërgoj një porosi djalit.

Khashoggi: Çfarë t'i them?

Mutreb: Fillimisht e shkruani, me qëllim që të mund ta kontrollojmë.

Khashoggi: T'i shkruaj se do të shihemi së shpejti?

Personi i paidentifikuar: Shkurtoje.

Mutreb: I shkruaj diçka si: "Në Stamboll jam. Mos u brengos nëse nuk arrin të më kontaktosh".

Khashoggi: Nuk duhet të them që më keni kidnapuar.

Personi i paidentifikuar: Zhvishe pallton.

Khashoggi: Si mund të ndodhin gjëra të tilla në konsullatë? Nuk do të shkruaj asgjë.

Personi i paidentifikuar: Më shpejtë.

Khashoggi: Nuk do të shkruaj asgjë.

Mutreb: Shkruani, zotëri Jamal. Ngutuni. Na ndihmoni në mënyrë që ne të mund t'iu ndihmojmë juve. Edhe ashtu do t'iu dërgojmë në Arabinë Saudite. E dini se çfarë mund t'ju ndodh nëse nuk bashkëpunoni.

Khashoggi: Aty qenka një peshqir. Planifikoni të më drogoni?

Al-Tubaigy: Do të vëmë në gjumë.

E pasi që e kanë droguar, dëgjohet se si Khashoggi u kërkon që mos t'ia mbyllin gojën.

"Vuaj nga astma. Mos e bëni këtë, do të më ngufatni", dëgjohen fjalët e fundit të gazetarit.

E pasi i kanë vënë qesen e plastikës në kokë dhe e ngufatën, dëgjohen se si mes vete flasin për atë nëse është ende gjallë. Aty edhe fillojnë me prerjen e trupit të tij në copa. Rreth orës 13:40 sipas kohë lokale dëgjohet shara me të cilën copëtohet trupi i gazetarit për më shumë se gjysmë ore.

Kujtojmë që gjymtyrët e trupit të Khashoggit ende nuk janë gjetur, kurse Ankaraja zyrtare për vrasjen e gazetarit ka fajësuar autoritetet saudite, por ato mohojnë kategorikisht se janë përfshirë.

Për vrasjen e Khashoggit kanë akuzuar dhjetëra zyrtarë të rangut të ulët, pesë prej të cilëve i pret dënimi me vdekje. /Telegrafi/