LAJMI I FUNDIT:

Fizioterapeutistët nuk janë mjekë, ata nuk caktojnë diagnozë!

Fizioterapeutistët nuk janë mjekë, ata nuk caktojnë diagnozë!

Në sistemin shëndetësor ku gjërat nuk janë të vendosura mirë lehtë mund të ndodhin lajthitje dhe mashtrime të pacientëve.

Është bërë e zakonshme që të hapen ordinanca të mjekësisë fizikale në të cilat nuk punojnë mjekët, por fizioterapeutistët, transmeton Telegrafi.


Ata përdorin mundësinë që krahas aplikimit të fizioterapisë, caktojnë diagnozën dhe propozojnë shërimin, ndërkaq për të në të vërtetë nuk janë përgatitur, as nuk janë të autorizuar.

Para së gjithash pacientët, sepse mendojnë që duhet patjetër të pranojnë të gjitha, duke mos kuptuar që roli i mjekut është të propozojë terapinë, ndërkaq ata ta aplikojnë vetëm kur të kenë informacione të mjaftueshme.

Në ambientin e tillë paraqitja e terapeutistit dhe e mjekëve alternativë i kontribuon edhe më shumë vetëm kaosit. Aty problem janë posaçërisht ata fizioterapeutë të cilët përdorin vetëm aparatet, sipas parimit së paku tri herë në javë, disa javë, pa ndjekje të gjendjes së pacientit dhe ndryshimin e stilit të jetës që i ka shkaktuar problemin.

Nga ana tjetër, roli i fizioterapeutit është i pazëvendësueshëm dhe shumë sëmundje janë të pashërueshme pa punën e tyre.

Kur flasim për punën, mendojmë, para së gjithash, për kontaktin direkt dhe ushtrimin. Kur vetëm i kujtojmë pasojat e sulmit në tru ose problemet me unaza, të cilat pa fizioterapeutistin janë të pazgjidhshme.

Ata në të vërtetë tregojnë atë që është esenca e terapisë fizikale, pra ajo është njohja dhe kuptimi i gjendjeve të caktuara dhe sëmundjeve dhe aplikimin e të gjitha formave të terapisë, përkatësisht indikacioneve dhe kundërindikacioneve në shërim dhe rehabilitim.

Situatë e ngjashme është edhe në disa shtete të tjera. Në Amerikë ekziston Doctor of Physical Therapy, mirëpo ai nuk është doktor i mjekësisë dhe nuk ka të drejtë të përshkruajë terapi. Kështu është edhe në shtetet e Komonveltit.

Natyrisht, fizioterapeutistët mund të jenë masterë apo doktorë shkencash, nëse merren me hulumtime shkencore, mirëpo ai titull nuk ka lidhje me titullin doktor i mjekësisë.

Për shkak të gjithë kësaj bëhuni kritikë kur ju dhembë diçka. Përpiquni të kuptoni gjendjen tuaj, kërkoni informacione të mjaftueshme dhe vendosni për terapinë më të mirë të ofruar.

Mos lejoni që për shkak që diçka ju dhemb dikush në ju të aplikojë diçka që nuk ju bën mirë. Dhe gjithmonë mendoni se çfarë të bëni tutje, kur terapia të përfundojë.

Përvetësimi i stileve të shëndetshme të jetës dhe ushtrimi janë çelësi i shëndetit.

Zgjidhni ato të cilat ju motivojnë dhe ndikojnë që shprehitë tuaja të ndryshohen në drejtim të mirë. Dhe mos e duroni dhembjen. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori