LAJMI I FUNDIT:

​Fizioterapeutët detyrohen të bartin bombolat e oksigjenit, konsiderohet shkelje ligjore

​Fizioterapeutët detyrohen të bartin bombolat e oksigjenit, konsiderohet shkelje ligjore

Fizioterapeutët tashmë kanë kaluar më shumë se tridhjetë ditë, nga kur po bëjnë punë për të cilat nuk janë të kualifikuar, e për krejt këtë situatë fajtor kryesor kanë lënë ShSKUK-në, për të cilët thonë se nuk i pritën as në takim.

Kjo po konsiderohet edhe shkelje e ligjit, për faktin se sipas nenit 18 të ligjit të punës, për sistemimin e përkohshëm të punëtorit, i punësuari mund të sistemohet përkohësisht në punë dhe detyra tjera, pa pëlqimin paraprak, por jo më gjatë se tridhjetë ditë pune.


Kreu i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, Feim Gashi, thotë për KosovaPress, se ka pranuar me dhjetëra ankesa nga ana e fizioterapeutëve, të cilët sipas tij, janë të shqetësuar sepse pa asnjë lloj trajnimi, janë detyruar të kryejnë punë si bartja e bombolave të oksigjenit dhe duke ofruar asistencë infermierëve pa qenë në profesionin e tyre.

“Ne kemi një vërejtje që si Odë e Fizioterapisë, kemi ankesa prej anëtarëve tonë, sepse ata janë të angazhuar më shumë se sa duhet dhe janë duke bërë punë jo profesionale, janë duke kryer punë dytësore të një punëtori teknik. Ata janë staf profesional shëndetësor, ata hyn në hallkën e zinxhirit shëndetësor, nuk janë staf mbështetës por janë staf të cilët edhe OBSh-ja, ka dhënë rekomandime se fizioterapia është një zinxhirë, një hallk e sistemit shëndetësor edhe te pacientët me trajtimin e Covid-19”, thotë ai.

Gashi shton se asnjëherë nuk kanë dashur t’i tërheqin fizioterapeutët nga shërbimi, mirëpo thotë se ShSKUK-ja deri më tani nuk i kanë pranuar në takim. E për të gjithë këtë situatat të krijuar, Gashi thotë se kanë kërkuar interpretim ligjor për faktin se siç ka theksuar ai, kjo që po ndodhë është shkelje e ligjit të punës.

“Ne si Odë e Fizioterapisë, prej ShSKUK-së asnjëherë nuk kemi marrë një vendim apo ftes lidhur me menaxhimin e stafit apo për t’i dalë në ndihmë Shërbimit Spitalor Klinik Universitar…Sot akoma janë fizioterapeut si staf mbështetës, derisa janë si staf mbështetës por ne nuk kemi vendim, ne kemi lyp interpretim ligjor prej sponzorizuesit të ligjit të punës, ku e kemi nenin 18 të ligjit të punës pika 1 dhe pika 1.1 e sqaron shumë mirë se si mund të angazhohet një staf mbështetës dhe me të dal jashtë profesionit të vet. Me sa e mbaj mend atë pikë thuhet se në gjendje të jashtëzakonshme në territorin tonë të Republikës së Kosovës nuk është gjendje e jashtëzakonshme, në pika tjera menaxhmenti ka të drejtë çdo kohe brenda një periudhe tridhjetë ditë me ia ndërru vendin e punës, është e vërtetë por një punë me detyra specifike të cilat janë më të vogla me përgjithësi e cila është më e vogël se përgjithësia që e ka aktualisht”, thotë Gashi.

Se në rastin e fizioterapeutëve ka shkelje të ligjit të punës, e thotë për KosovaPress edhe Ylli Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, sipas të cilit sistemimi në vendin e përkohshëm të punës më i ulët se sa kualifikimet që i ka një i punësuar më shumë se tridhjetë ditë ka të bëjë me shkelje të ligjit të punës.

“Ligji i punës në këtë rast ka paraparë edhe në raste të veçanta që të bëhet edhe një sistemim i përkohshëm por këto kur plotësohen disa kushte. Kemi katër kushte në të cilat mund të angazhohen apo të sistemohen përkohësisht të sistemuarit në një vend tjetër të punës dhe atë kur kemi fatkeqësi natyrore si tërmete vërshime, kur kemi zëvendësim të ndonjë kolegu të punës, rritje të vëllimit të menjëhershëm të punës dhe në raste kur parasheh kontrata kolektive. Por në të gjitha këto raste asnjëherë nuk mund të kalohet sistemimi në vendin e përkohshëm të punës më i ulët se sa kualifikimet që i ka një i punësuar më shumë se tridhjetë ditë dhe çdo tejkalim i këtij afati kohor kemi shkelje të ligjit të punës për të cilën çdo i punësuar i pa kënaqur me këtë vendim mund të inicioj procedurë ankimore ndaj këtyre shkeljeve”, thotë ai.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, thotë për KosovaPress, se puna e fizioterapeutëve si staf mbështetës, është vendim i qeverisë i datës pesë korrik, që obligon institucionet shëndetësore të punojnë sipas nevojave për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

“Jo vetëm fizioterapeutët por edhe infermierët e klinikave të tjera, edhe mjekët e klinikave të tjera shumica e tyre kanë qenë të angazhuar gjatë kësaj kohe në trajtimin e pacientëve me Covid-19, është një vendim i Qeverisë së Kosovës i datës pesë korrik, i cili autorizon dhe obligon MSh-në dhe institucionet tjera shëndetësore përfshi edhe ShSKUK-në që stafin shëndetësor ta riorganizojë dhe ta riorientoj sipas nevojave për trajtimin e pacientëve me covid-19”, thotë Krasniqi.

Deri më tani rreth njëzet fizioterapeut që janë të angazhuar në QKUK dhe Spitalet Rajonale, janë të infektuar me Covid-19.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori