LAJMI I FUNDIT:

Fituesja e Nobelit në Kimi krijon testin që zbulon virusin në pesë minuta: Perspektiva e saj për COVID

Fituesja e Nobelit në Kimi krijon testin që zbulon virusin në pesë minuta: Perspektiva e saj për COVID

Një grup studiuesish me bazë në Kaliforni kanë zhvilluar një test që zbulon virusin në pesë minuta, duke përdorur teknologjinë e ndryshimit të gjeneve si edhe aparatet fotografike të modifikuara në telefonat celularë, një metodë kjo që mund të ndihmojë shumë në luftimin e pandemisë

Studimi, i udhëhequr nga Dr. Jennifer Doudna, një nga fitueset e Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2020, u njoftua më 30 shtator, por nuk është rishikuar nga kolegët sepse nuk ka dalë ende në shtyp.


CRISPR (shkurtimi për clustered regularly interspaced short palindromic repeats) është një familje e sekuancave të ADN-së që gjendet te gjenomet e organizmave prokariote si bakteret (organizma pa bërthamë qelizore).

Sistemi CRISPR-Cas, i krijuar nga Dr. Jennifer Doudna dhe Dr. Emmanuelle Charpentier, mund të ndryshojë kodin gjenetik për përfitime me bazë biologjike, në parandalimin, trajtimin dhe luftimin e sëmundjeve.

Në një intervistë për Tech Crunch, Dr. Doudna tha:

“Po punojmë për një strategji për të zbuluar njëkohësisht edhe gripin edhe coronavirusin, sepse kjo është shumë e rëndësishme, pasi duhet të luftojmë edhe viruset e tjera. Mendoj që askush prej nesh nuk mendon se pandemitë globale do të zhduken.”

Përsa i përket testimit në fjalë, ajo tha:

“Mendoj se nga ajo që kam parë edhe më parë, ka të ngjarë që para fundit të vitit të kemi testet diagnostikuese CRISPR, pavarësisht se mund të jenë në formate laboratorike.”

Crispr-Cas9 funksionon si “gërshërë” gjenetike, që lejon studiuesit të ndryshojnë ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave me një saktësi jashtëzakonisht të lartë.

Burimi: Anabel

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori