Ajo arriti të mbledhe mall në një vlerë të jashtëzakonshme.

Ardita Zllashi Abdiu tregoi shkathtësi teksa realizoi lojën “60 sekonda” në Interex.

Fituesja nga Fushë Kosova përdori një strategji tjetër nga fituesi i kaluar, ajo u orientua kah produktet higjienike.

Në mënyrë fascinante, ajo arriti që të grumbullojë mall falas në vlerë prej 350 euro dhe për këtë ajo ka falënderuar në fund për mundësinë rrjetin e supermarketeve Interex.

“E kam zgjedhur kozmetikën se e përdori për nevoja të mija personale”.

“E falënderoj Interexin për mundësinë e dhënë. Dy ditë para lojës më kanë informuar se jam fituese dhe më pas ndërtova idenë si të marr mall falas”, u shpreh Ardita Zallshi Abdiu.

Telegrafi ka përcjellë live këtë event të mbajtur në Interex, unikal për rrjetet e supermarketeve.

artikull i sponsorizuar