LAJMI I FUNDIT:

Fituesit e konkursit të poezisë, “Ora e Astritit 2020”

Fituesit e konkursit të poezisë, “Ora e Astritit 2020”

Në Ferizaj të mërkurën u mbajt takimi final i edicionit të katërt të konkursit të poezisë, “Ora e Astritit 2020”.

Në këtë konkurs tanimë tradicional, që mbahet në kujtim të poetit dëshmor Astrit Bytyçi, prej rreth 60 poezive konkurruese, juria profesionale përzgjodhi 30 prej tyre si më të realizuara, të cilat edhe u përfshinë në broshurën e botuar me këtë rast. Autorët e poezive ishin nga të gjitha trojet shqiptare.

Juria (Xhevdet Bajraj – poet, Biser Mehmeti – poet dhe prozator, si dhe Arsim Hamiti – kritik letrar), për fitues të këtij edicioni zgjodhi:

Çmimi i parë: Alma Braja – me poezinë ‘Fjalë të imëta’ dhe Ilaz Hysaj – me poezinë ‘Siluetë’

Çmimi i dytë: Fitim Nuhiu – me poezinë ‘Çaste lumturie’ dhe Ramë Oraca – me poezinë ‘Monolog i pakryer’

Çmimi i tretë: Abdyl Hajredini – me poezinë ‘Kalliri para të korrave’

Çmimi ‘Pena e re’: Aurora Salihu – me poezinë ‘Mirazh i vetes sime të dikurshme’.

Sot në Galerinë e Arteve në Ferizaj u mbajt takimi final i edicionit të katërt të konkursit të poezisë “Ora e Astritit…

Publiée par Klubi Letrar De Rada-Ferizaj sur Mercredi 23 septembre 2020