LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i Sanremo 2025, Olly tërhiqet nga Eurovision 2025

Fituesi i Sanremo 2025, Olly tërhiqet nga Eurovision 2025

Fituesi i Sanremo 2025, këngëtari Olly, ka vendosur të mos përfaqësojë Italinë në Eurovision 2025, i cili do të mbahet në Bazel.

Përmes një postimi në Instagram, ai njoftoi vendimin e tij, duke theksuar se kjo është një zgjedhje personale për të dëgjuar veten dhe për të ndjekur rrugën e tij artistike.

Në mesazhin e tij, Olly falënderoi ata që e mbështetën dhe uroi suksese artistit që do ta zëvendësojë në Eurovision.


Foto: Olly/Instagram

Ai gjithashtu njoftoi se do të fokusohet në turneun e tij muzikor.

Nga ana tjetër, RAI e falënderoi këngëtarin për kontributin në edicionin e 75-të të Sanremos dhe i uroi një karrierë të suksesshme.

Reagimi i plotë:
Kam vendosur të heq dorë nga mundësia për të marrë pjesë në Eurovision, me vetëdijen se është një nga ato gjëra që ndoshta ndodh vetëm një herë në jetë. Falenderoj ata që më votuan dhe më dhanë mundësinë të kem këtë privilegj: Shpresoj t’ju shoh së shpejti në një nga koncertet e mia për t’ju kthyer gjithë dashurinë që marr këto ditë.Për mua, ky vendim është mënyra ime për të dëgjuar veten dhe ndoshta edhe mënyra ime e shtrembër për të thënë faleminderit. Disa do të thonë se po heq dorë nga një ëndërr, mirëpo mendoj se thjesht kam zgjedhur ta jetoj atë në kohën time.
I uroj një fat të madh kujtdo që zë vendin tim: muzika në Itali është plot me artistë të mrekullueshëm dhe kasti i këtij viti është prova më e sinqertë e kësaj. Gjithmonë besoni! Diçka po ndryshon dhe është e qartë për të gjithë.
Ju përqafoj dhe shihemi në turne, Federico. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by OLLY (@olly_nclusive)