Me fitoren bindëse ndaj Zaragozas, Real Madridi kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Real Madridi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Los Blancos fituan me rezultat bindës 4-0 në udhëtim te Zaragoza.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Raphael Varane i kaloi madrilenët në epërsi me një asistim të Toni Kroos.
Lucas Vazquez (32’) e dyfishoi epërsinë e Real Madridit, derisa mesfushori gjerman ishte sërish në rolin e asistuesit.
Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola të shënuara, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.
Vinicius Junior arriti të futej në listën e realizatorëve me golin e shënuar në minutën e 72-të, me një shërbim perfekt të James Rodriguez.
Shtatë minuta më vonë, Karim Benzema e shënoi golin e katërt për skuadrën spanjolle, për të kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Mbretit. /Telegrafi/
https://twitter.com/HDGoalsLive/status/1222635424197332992
https://twitter.com/HDGoalsLive/status/1222633483559952384








































