Moderatorja e njohur, Fitore Rexhepi, është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet prezantuesja, përmes rrjeteve sociale.


Ajo dhe bashkëshorti i saj janë gëzuar edhe me një vajzë, të cilën dyshja kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Mia.

fit e1556228496928

Përndryshe, ata janë prindër edhe të një vajze më të madhe, të cilën e quajnë Majda.

Fitore Rexhepi njihet si një prej fiturave ikonë të Televizionit Publik të Kosovës, ku si e re është angazhuar në fushën e moderimit në RTK.

urimet nga kolegët por edhe emra të njohur nga fusha e artit, nuk kanë munguar për prezantuesen dhe bashkëshortin e saj. /Telegrafi/

fit3