LAJMI I FUNDIT:

Fitnesi më i mirë për trup: Si t’i digjni 150 kalori për 8 minuta

Fitnesi më i mirë për trup: Si t’i digjni 150 kalori për 8 minuta

Edhe pse tingëllon tepër mirë për të qenë e vërtetë – po, është e mundshme të digjen 150 kalori për vetëm 8 minuta!

Stërvitja kardio për vetëm 8 minuta do të ndihmojë që të liroheni nga ajo tepricë e atij dhjami përreth stomakut për shkak të qëndrimit ulur çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Keni ngrënë diçka që nuk keni guxuar dhe tani jeni penduar? Mos u brengosni, kaloritë e tepërta lehtë do t’i shpenzoni për vetëm tetë minuta stërvitjeje, mirëpo për ata tetë minuta duhet të jepni shumë nga vetja.


Instruktorja e fitnesit e kanalit “XHIT daily”, Rebecca Louise, do t’ju tregojë kardio-trajnimin e shkurtër por shumë efikas, gjatë të cilit për vetëm tetë minuta do të keni mundësi të digjni sasi të konsiderueshme të kalorive.

Ju tërheqim vërejtjen: Stërvitja nuk është aspak e lehtë, edhe pse është e shkurtër. Përbëhet nga një sërë ushtrimesh me intensitet të lartë midis të cilave nuk ka pauza, ndërkaq ekzekutimi i stërvitjes duhet të jetë në maksimum.

Duke pasur parasysh që me rastin e ushtrimit angazhoni tërë trupin, përpiquni që ta përballoni, ndërkaq të gjithave atyre që stërvitin me siguri do t’u shpaguhet! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori