LAJMI I FUNDIT:

Fitimi neto i sektorit bankar në Shqipëri arriti në 3.28 miliardë lekë në janar-mars, me një rënie vjetore prej 32 për qind

Fitimi neto i sektorit bankar në Shqipëri arriti në 3.28 miliardë lekë në janar-mars, me një rënie vjetore prej 32 për qind

Sektori bankar në Shqipëri e ka mbyllur tremujorin e parë të këtij viti me fitim, por në rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se fitimi neto i sektorit bankar zbriti në 3.28 miliardë lekë, me një rënie prej afërsisht 32 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Ulja e fitimit në vlerë absolute është reflektuar negativisht edhe në treguesit e rentabilitetit. Kthimi nga kapitali aksioner, mesatarizuar me bazë vjetore, zbriti në 7.36 për qind, nga 11.68 për qind që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, kthimi nga aktivet ra në 0.84 për qind, nga 1.85 për qind që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Statistikat tregojnë se zëri që ka dhënë ndikimin kryesor në përkeqësimin e rezultatit financiar të sektorit për këtë vit ka qenë ai të ardhurave nga instrumentet financiare.

Sektori bankar ka raportuar një humbje prej 2.1 miliardë lekësh nga këto instrumente, ndërsa në tremujorin e vitit të kaluar ky zë kishte sjellë të ardhura në vlerën e 150 milionë lekëve.

Humbjet nga instrumentet financiare me shumë të ngjarë reflektojnë rritjen e ndjeshme të normave të interesit në tregje gjatë tremujorit të parë të vitit.

Kjo rritje ka ndikuar negativisht portofolin e instrumenteve financiare ekzistuese të sektorit bankar, duke sjellë zhvlerësimin e tyre. Në këtë mënyrë, inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit duket se po japin efektet e para negative në performancën e sektorit bankar në Shqipëri.

Vitin e kaluar sistemi raportoi fitimet më të larta historike, të mbështetura nga rritja me ritme të larta e kreditimit dhe nga ulja e mëtejshme e raportit të kredive me probleme.

Përtej ndikimit negativ nga rritja e normave të interesit, ecuria e zërave të tjerë të performancës ka qenë e mirë edhe në tremujorin e parë të këtij viti, në vijim të një cikli pozitiv të lidhur me rritjen e huadhënies dhe përmirësimin e cilësisë së portofolit të kredisë.

Të ardhurat neto nga interesat për tremujorin arritën në afërsisht 12.2 miliardë Lekë, me një rritje prej pothuajse 11% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga komisionet arritën në 3.2 miliardë lekë, edhe këto në rritje me afërsisht 10% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Për sa u takon shpenzimeve, u shënua një rritje e lehtë në shpenzimet e interesit dhe në shpenzimet e tjera operative.

Deri tani, inflacioni i lartë nuk ka sjellë ndikime të dukshme në aftësinë paguese të huamarrësve dhe në cilësinë e portofolit të kredisë së bankave. Në fund të muajit mars, raporti i kredive me probleme zbriti përsëri në 5.24% dhe po shënon nivelet më të ulëta qysh prej vitit 2008. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori