LAJMI I FUNDIT:

Fisnik Ismaili ironizon me kalimin e Agim Bahtirit në LVV dhe thotë: Prej sonte tërhiqem nga politika

Fisnik Ismaili ironizon me kalimin e Agim Bahtirit në LVV dhe thotë: Prej sonte tërhiqem nga politika

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, ka bërë të ditur se pasi që ka marrë lajmin se Agim Bahtiri do t’i bashkangjitet Lëvizjes Vetëvëndosje, ai ka vendosur ta braktisë politikën dhe se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Ismail, përmes një postimi në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur lajmin që Agim Bahtiri do të braktisë AKR-në dhe do t’i bashkohet LVV-së, ka thënë se “ky lajm sapo ma konfirmoi se unë sivjet s’kam çka lypi me u kandidue, duke e dijtë që Kosovën po e lë në duer të sigurta”.

Postimi i plotë i Ismailit:


“Jam deklarue shumë herë se nëse ka njerëz më të aftë e më të denjë që e meritojnë ulësen time në Kuvend, me krejt vullnetin tërhiqem prej politikës. Ky lajm sapo ma konfirmoi se unë sivjet s’kam çka lypi me u kandidue, duke e dijtë që Kosovën po e lë në duer të sigurta.

I falënderoj krejt përkrahësit edhe dashamirët, përfshi edhe ata që kam mujtë me i dëshpërue, për besimin që e patën në mue. Pavarësisht zhvillimeve të dy vjetëve të fundit, unë kam qëndrue korrekt edhe besnik ndaj parimeve e qëndrimeve të mia, duke e përfaqësue me dinjitetin më të madh që kam mujtë, jo vetëm votuesin tim, por secilin qytetar të Kosovës.

Sonte, me dy duert dhe krejt shpirtin, ia lëshoj rrugën gjeneratës së re, mendjendritun, parimore dhe super-inteligjente.

My job here is done. Natën e mirë”, (sic.), ka shkruar Ismaili.

E konfirmon Agim Bahtiri: Të premten i bashkohem LVV-së me më së paku 600 aktivistë të AKR-së
Lexo po ashtu E konfirmon Agim Bahtiri: Të premten i bashkohem LVV-së me më së paku 600 aktivistë të AKR-së

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka konfirmuar për Telegrafin se të premten do ta braktisë AKR-në e Behgjet Pacollit, për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit. Madje, ai ka premtuar se në LVV do të aderojë së bashku me 600 aktivistë të AKR-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori