LAJMI I FUNDIT:

Firma e Elon Musk, Neuralink fiton aprovimin për ta testuar çipin e trurit tek njerëzit

Firma e Elon Musk, Neuralink fiton aprovimin për ta testuar çipin e trurit tek njerëzit

Firma e Elon Musk për çipat e trurit thotë se ka marrë aprovimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të kryer testet e saja të para tek njerëzit.

Neuralink, kompania e implanteve dëshiron që të ndihmojë në rikthimin e shikimit dhe lëvizshmërisë tek njerëzit duke e lidhur trurin e tyre me kompjuterët.

Tutje, Neuralink thotë se nuk ka plane të menjëhershme për të filluar rekrutimin e pjesëmarrësve. Ambiciet e mëparshme të Musk për të filluar testet kishin dështuar, ndërsa vetë rregullatori i cili e dha aprovimin nuk e ka komentuar akoma veprimin e tyre, raporton BBC, transmeton Telegrafi.


Një tentim i mëhershëm nga Neuralink për të marrë aprovimin nga FDA-ja ishte refuzuar për shkak të sigurisë, kjo sipas një raporti nga muaji mars i bërë nga Reuters, ku kishte cituar një numër të informatave nga punëtorë dhe ish-punëtorë të kompanisë.

Neuralink shpreson të përdorë mikroçipet e saj për të trajtuar sëmundje të tilla si paraliza dhe verbëria, dhe për të ndihmuar disa njerëz me aftësi të kufizuara të përdorin kompjuterët dhe teknologjinë e telefonave.

Çipat – të cilët janë testuar te majmunët – janë krijuar për të interpretuar sinjalet e prodhuara në tru dhe për të transmetuar informacionin te pajisjet përmes Bluetooth.

Musk i cili gjithashtu më parë kishte sugjeruar se teknologjia e propozuar mund të ndihmonte në lehtësimin e shqetësimeve se njerëzit mund të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale.

Duke njoftuar lajmet e së enjtes në Twitter, Neuralink foli për një “hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz”.

Miratimi ishte “rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi Neuralink në bashkëpunim të ngushtë me FDA-n”, thuhej në postimin e kompanisë. Neuralink premtoi se “së shpejti” do të ketë më shumë informacion mbi planet për të regjistruar pjesëmarrësit që dëshirojnë të testojnë çipin.

Elon Musk përmes një “postimi” në profilin e tij gjithashtu uroi ekipin e Nueralink për marrjen e aprovimit nga FDA-ja. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, vegla e re e OpenAI fiton vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën

Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, vegla e re e OpenAI fiton vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën

Teknologji
Nëse përdorni iPhone, shikoni nëse modeli juaj po merr iOS 19

Nëse përdorni iPhone, shikoni nëse modeli juaj po merr iOS 19

Teknologji
Keni iPhone dhe përdorni WhatsApp - kemi disa lajme të shkëlqyera për ju!

Keni iPhone dhe përdorni WhatsApp - kemi disa lajme të shkëlqyera për ju!

Teknologji
Franca gjobit Apple me 150 milionë euro për

Franca gjobit Apple me 150 milionë euro për "mjetin e mbledhjes së të dhënave"

Teknologji
Cili është aplikacioni më i sigurt i mesazheve?

Cili është aplikacioni më i sigurt i mesazheve?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra: Shkrepni foto mahnitëse natën falë inovacionit të pakrahasueshëm të kamerës

Samsung Galaxy S25 Ultra: Shkrepni foto mahnitëse natën falë inovacionit të pakrahasueshëm të kamerës

Teknologji
Kalo në kategori