LAJMI I FUNDIT:

FIQ organizon konferencën “Volunteers in Action”

FIQ organizon konferencën “Volunteers in Action”

Në kuadër të muajit të Filantropisë, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizon Konferencën “Volunteers in Action” përmes së cilës synohet vetëdijesimi i të rinjve mbi rëndësinë e filantropisë dhe punës vullnetare.

Duke pas parasysh rritjen e interesimit dhe dëshirës së të rinjve për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme vullnetare, me fokus në të mirën e komunitetit FIQ ka vendosur të organizojë konferencën në fjalë ku organizatat e ndryshme do të ndajnë përvojën e tyre për vullnetarizmin.

Organizatat pjesëmarrëse në konferencë janë: FIQ, UNICEF Innovations Lab Kosovo, Innovation Centre Kosovo, Termokiss, Down Syndrome Kosova, XPortal ESports, Youth Council i Ambasadës së SHBA-ve si dhe Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit.

Po ashtu krahas konferencës do të organizohet një mini-panair nga grupe jo-formale dhe të rinj të angazhuar në projekte të ndryshme, të cilët po ashtu do të jenë prezent për të ndarë përvojat e tyre.

Nëpërmjet kësaj konference Forumi për Iniciativa Qytetare synon të mobilizojë të rinjtë dhe t’i edukoj ata për rëndësinë e filantropisë dhe vullnetarizmit, duke nxitur diskutim dhe duke ndarë përvoja të veçanta, përmes shembujve konkret dhe diskutimit të hapur me panelistët.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori