Kastriot Imeri do të largohet gjatë afatit kalimtar veror nga skuadra e tij aktuale Servette.

Mesfushori ofensivë nga Kosova ka pasur një vit fantastik në Zvicër dhe shumë skuadra janë vënë pas tij.


Në afatin kalimtar të janarit, Servette kishte refuzuar ofertat nga Nice e Ligue 1 dhe Genoa që ishte në Serie A.

https   static.nieuwsblad.be Assets Images Upload 2022 05 20 f299a2dd 172d 46f2 9fb7 d789f974af3e

Por tani është skuadra e madhe italiane Fiorentina që po insiston në transferimin e mesfushorit ferizajas.

Klubi vjollcë ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Servettes prej katër milionë euro për transferimin e Imerit i cili pëlqen faktin për të luajtur në Serie A.

Por marrëveshje mes dy klubeve ende nuk ka me Servetten që po synon të fitojë rreth gjashtë milionë euro nga shitja e yllit të skuadrës.

C86jfKk8aHfBjF9GYiu99x

Për 21-vjeçarin që këtë edicion e mbylli me 11 gola në Superligën e Zvicrës interesim ka shfaqur edhe Eintracht Frankfurt, Club Brugge, Torino dhe skuadra franceze Nice që vazhdon të insistojë për transferimin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app