Nuk mund të mohohet se Finlanda është një vend i lumtur.
Madje, për të gjashtin vit radhazi, Finlanda është shpallur vendi më i lumtur në botë në Raportin vjetor të Lumturisë Botërore, i cili bën një vlerësim për më shumë se 150 vende të botës, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, sipas këtij raporti, Kosova llogaritet si vendi i 34-të më i lumtur në botë.
Nga vendet tjera në Ballkan, Shqipëria në vendin e 83-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 87-të, Serbia në vendin e 45-të, Bullgaria në vendin e 77-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 71-të, Greqia në vendin e 58-të dhe Rumania në vendin e 24-të.
I mbikëqyrur nga “Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm”, raporti publikohet çdo vit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë më 20 mars.
Renditja e vendeve bazohet në të dhëna nga burime të ndryshme, duke shfrytëzuar gjashtë faktorë kyç: mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit.
Dhe sipas mediave të huaja, lista e këtij viti është e ngjashme me renditjen e vitit 2022, 2021, 2020 dhe 2019, me shumë nga të njëjtat vende nordike që gjenden në vendet e para.
Ashtu si në vitin 2022, Danimarka është sërish në vendin e dytë, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë.
“Vendet nordike meritojnë vëmendje të veçantë në dritën e niveleve të tyre përgjithësisht të larta të besimit personal dhe institucional”, kanë shkruar autorët e raportit.
Por Finlanda është fituesja e qartë.
“Finlanda vazhdon të zërë vendin e parë, për të gjashtin vit radhazi, me një rezultat që është dukshëm përpara të gjitha vendeve të tjera”, kanë thënë më tej autorët e raportit.
Ku gjenden vendet e tjera në këtë listë?
Izraeli ka ngjitur pesë pikë për të kaluar Zvicrën nga vendi i katërt. (Zvicra renditet në vendin e tetë këtë vit).
Holanda është sërish në vendin e pestë.
Disa lëvizje të tjera pozitive në raportin e këtij viti përfshijnë Suedinë (rritje me një pikë në numrin gjashtë) dhe Norvegjinë (një vend në vendin e shtatë).
Kanadaja është në vendin e 13-të – një rritje prej dy pikësh nga viti i kaluar.
SHBA-ja është gjithashtu një vend në rritje nga viti i kaluar, duke u renditur në vendin e 15.
Belgjika është ngjitur me dy vende në vendin e 17.
E re në 20-shen më të mirë të këtij viti: Lituania, e cila është rritur me më shumë se 30 vende që nga viti 2017.
Këto janë 20 vendet më të lumtura në botë
Finlanda
Danimarka
Islanda
Izraeli
Holanda
Suedia
Norvegjia
Zvicra
Luksemburgu
Zelanda e Re
Austria
Australia
Kanadaja
Irlanda
Shtetet e Bashkuara
Gjermania
Belgjika
Republika Çeke
Mbretëria e Bashkuar
Lituania
Këto janë 20 vendet më të palumtura në botë
Afganistani
Libani
Sierra Leone
Zimbabveja
Kongo
Botsvana
Malavi
Komoret
Tanzania
Zambia
Madagaskari
India
Liberia
Etiopia
Jordania
Togo
Egjipti
Mali
Gambia
Bangladeshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri
"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
Trump thotë se ai 'e do Evropën', por ka 'ankesa shumë të mëdha' për Bashkimin Evropian
Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar