Finem publikon këngën e re "Lutem"

Rap-artisti i njohur shqiptar, Finem, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Lutem” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet artisti me producim nga Big Bang, në studion e RedBox Entertainment.

Videoja ndërkohë u realizua nga Capturehood Films.

Klejdi Dogjani (emri i vërtetë i Finem) po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë nga publiku, ndonëse ka vite në skenë.

Këtë periudhë vere është po ashtu i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte anë e mbanë trojeve shqiptare.
24 vjeçari deri më tani ka realizuar disa hite, përfshirë një edhe me reperen Melinda Ademi. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































