Sot, FINCA Kosovë, organizata më e madhe mikrofinanciare në vend, ka lajmëruar se ka pranuar Certifikatën për ‘Mbrojtje të Klientit’ nga Fushata Smart. Kjo mirënjohje zyrtare është bërë pas një vlerësimi të jashtëm të thellë të të gjitha proceseve dhe politikave të FINCA Kosovë dhe vë në pah zotimin serioz të FINCA-së kundrejt standardeve të larta etike në trajtimin e klientëve të saj. Gjegjësisht, kanë qenë mbi 100 kritere mbi të cilat është bërë vlerësimi, i cili ka përfunduar në afatin më të shkurtër të mundshëm brenda 6 muajve. Poashtu, vlen të cekët se nga mijëra institucione mikrofinanciare që veprojnë nëpër botë, vetëm 60 sosh janë të certifikuara. FINCA Kosovë i bashkëngjitet një grupi prej 60 institucioneve financiare të certifikuara, duke përfshirë FINCA Kirgistan, FINCA Azerbajxhan dhe FINCA Bank Gjeorgji.
“Certifikimi nga Fushata Smart reflekton zotimin e të lartë të FINCA-së në trajtimin e klientëve në mënyrë të drejtë. Ne jemi të nderuar që progresi ynë në zbatimin e standardeve dhe politikave të përqëndruara në klient është duke u njohur”, tha Florin Lila, Drejtor i Përgjithshëm i FINCA Kosovës.
Fushata Smart është përpjekje globale për të vendosur një varg parimesh për mbrojtjen e klientit në teksturën e industrisë mikrofinanciare. Certifikata i jepet institucioneve financiare që institucionalizojnë të shtatë Parimet për Mbrojtjen e Klientit të Fushatës Smart, që përfshijnë: projektimin dhe ofrimin produkteve të duhura, parandalimin e mbingarkesës së klientëve me borxh, transparencën, çmime të përgjegjshme, trajtimin e klientëve në mënyrë të drejtë dhe me respekt, privatësinë e të dhënave të klientit dhe mekanizmat për zgjidhjen e ankesave.
Isabelle Barrès, Drejtoreshë e Fushatës Smart, ka thënë, “Përgëzime për FINCA Kosovë për zbatimin e standardeve më të larta etike dhe të qenit udhëheqëse e sektorit në mbrojtjen e klientit. Ky certifikim dërgon mesazh të fortë tek qytetarët e Kosovës se FINCA është ofrues i përgjegjshëm i shërbimeve financiare.”
Për të festuar këtë arritje, FINCA Kosovë organizoi një koktej në të cilin ishin prezent përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, institucioneve mikrofinanciare, komunës së Prishtinës, klientë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Me këtë rast, Guvernatori i Bankës Qendrore,z. Bedri Hamza tha: “Duke i’u referuar të dhënave statistikore zyrtare, portofoli kreditor i FINCA merr pjesë me rreth ¼ e portofolit të përgjithshëm të IMF-ve në Kosovë, dhe kjo tregon se FINCA ka dhënë dhe vazhdon të jap një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik te Kosovës. Z. Hamza gjithashtu përçoi mesazhin se mbrojtja e klientit, e cila paraqet një fushë të re për Bankat, Institucionet Mikrofinancaire dhe vet BQK-në, është një sfide e cila po vjen duke u rritur çdo ditë më tepër. Në këtë drejtim, Z. Hamza potencoi se ka pas avancim duke qenë se me klientë të mirë-edukuar dhe të mbrojtur rritet cilësia, stabiliteti dhe niveli i kthimit të kredive.” Drejtori i Përgjithshëm Florin Lila dhe Kryesuesi i Bordit të FINCA Kosovës Jeff Flowers shpalosen se si u arrit Certifikata SMART si dhe zhvillimet e fundit dhe sukseset kryesore të FINCA Kosovës në vitin 2016. FINCA Kosovë dëshiron të shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar të gjithë ata që morën pjesë, si dhe klientët e saj, stafin dhe partnerët për bashkëpunim të shkëlqyeshëm gjatë gjithë këtyre viteve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre