LAJMI I FUNDIT:

FINCA feston 8 Marsin me lansimin e programit trajnues FINCA FemEdu

FINCA feston 8 Marsin me lansimin e programit trajnues FINCA FemEdu

Në Ditën Ndërkombëtare të Femrave – 8 mars, FINCA Kosovë zyrtarisht lanson fillimin e programit trajnues FINCA FemEdu, me qëllim të fuqizimit të pozitës së femrës duke synuar kështu rritjen e rolit të gruas në komunitet.

Roli i femrës është bazë e suksesit në çdo fushë të jetës.Për këtë arsye femrës i kushtohet një ditë e veçantë, dita ndërkombëtare e femrës. Kjo ditë në FINCA Kosovë paraqet një pikënisje për fuqizimin e femrës në shoqëri, punë dhe familje.

Pikërisht në ditën e 8 Marsit, institucionet ndërkombëtare çdo vit zgjedhin një temë për të cilën mendojnë që është në interes për femrat ndërmarrëse. Tema për këtë vit është BALANCI PËR TË MIRË #balanceforbetter, që nënkupton baraspeshën në çdo fushë, në jetë, në punë, në shoqëri, komunitet, barazi gjinore etj.

FINCA Kosovë, si institucion financiar Amerikan, me një përqindje të mirë të klientëve femra, në vitin e kaluar ka lansuar në treg një produkt të ri që i dedikohet vetëm femrave ndërmarrëse, me kushte të volitshme dhe atraktive për zhvillimin e bizneseve të femrave. Arsyeja kryesore prapa këtij produkti është që çdo femër të ketë përkrahje dhe një zgjidhje më të lehtë në mënyrën e të bërit biznes dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës. Ky produkt kontribuon në misionin e FINCA Kosovës, zbutjen e varfërisë nëpërmjet zgjidhjeve të qëndrueshme duke i ndihmuar njerëzve të ndërtojnë asete, krijojnë vende pune dhe të rrisin standardet e tyre të jetesës.

Kurse këtë vit FINCA Kosovë e feston 8 marsin me një risi, risi kjo që ka të bëjë me fillimin e trajnimeve të ndryshme për njohuri të detajuara në tema biznesore vetëm për femra, programin trajnues FINCA FemEdu. Në kuadër të produktit për Femra Ndërmarrëse,klientët tona kanë pasur mundësi në të zgjedhin tema të cilat u nevojiten dhe ndihmojnë bizneset tyre. Këto tema janë marketingu, aftësi komunikimi, financa dhe kontabilitet, rrobaqepësi etj, trajnime këto të cilat synojnë rritjen e produktivitetit në bizneset që ato i zhvillojnë.

Trajnimet do të mbahen në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike e Grave të Kosovës ‘G7’, organizatë e themeluar vullnetarisht nga shtatë gra kosovare nën mbështetjen e presidentës znj. Atifete Jahjaga, ish- ministrës së tregtisë dhe industrisë znj. Mimoza Kusari – Lila Ambasadës Amerikane dhe USAID-it, që se bashku synojmë fuqizimin ekonomik të gruas.

Së bashku, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe ofrojmë njohuri të detajuara rreth termave të ndryshme biznesore që do të i’u ndihmojnë, sadopak, biznesit të femrave përmes trajnimeve që do t’i mbajmë.

FINCA Kosovë, ju uron këtë ditë me urimet më të mira dhe më të ngrohta për të gjitha femrat në mbarë vendin! /Telegrafi/

Artikull i sponsoruar