Finalja madhe e Ligës së Kampionëve – Ky është formacioni i kombinuar me lojtarët më të mirë të Juventusit dhe Real Madridit (Foto)
Juventusi dhe Real Madridi do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet të shtunën në Cardiff. Të dy skuadrat vijnë në formën më të mirë në këtë finale, çka e bën edhe të pamundur parashikimin.
Në njërën anë mbrojtja e çeliktë e Juvetusit me Buffon, Bonucci, Chiellini, Alves e Sandro, kundër sulmit të frikshëm Ronaldo, Bale e Benzema.
Por edhe te mbretërit qëndrojnë mirë në mbrojtje. Ramos dhe Varane krijojnë një dyshe të fortë, që ndihmohen nga Carvajall dhe Marcelo.
Sulmi i Juves përbëhet nga Dybala dhe Higuain, apo dyshja e frikshme argjentinase.
Mesfusha e të dy skuadrave kanë lojtarë të spikatur që do të mund ta vendosnin ndeshjen.
Por cili është formacioni më i mirë i kombinuar me këto dy skuadra.
Goal.com e ka zgjedhur formacionin më të ku ka renditur gjashtë lojtarë të Realit dhe pesë të Juventusit.
Më poshtë i gjeni lojtarët dhe formacionin më të mirë të kombinuar. /Telegrafi/
GIANLUIGI BUFFON (Juventus)









































