Mbyllet ndeshja pas vazhdimeve, Spanjë 1-0 Argjentinë: Gjithçka çfarë ndodhi në finalen e madhe

- 19/07/2026 23:55- Mbyllet ndeshja
- 19/07/2026 23:43- GOOOOOOOOL
- 19/07/2026 23:39- Mbyllet pjesa e parë e vazhdimeve
- 19/07/2026 23:22- Spanja shënon, anulohet për faul në sulm
- 19/07/2026 23:13- Mbyllet koha e rregullt
- 19/07/2026 23:12- Spanja rrezikon nga goditja e dënimit
- 19/07/2026 23:08- Argjentina mbetet me dhjetë lojtarë
- 19/07/2026 22:52- Spanja kryen dy zëvendësime
- 19/07/2026 22:41- Olmo rrezikon nga distanca
- 19/07/2026 22:35- Argjentina me ndryshim
- 19/07/2026 22:17- Nis pjesa e dytë
- 19/07/2026 22:14- Finalja më e dobët në 60 vjet? Spanjë - Argjentinë vendos një rekord të padëshiruar që nga viti 1966
- 19/07/2026 21:56- Pak raste e pa gola, mbyllet pjesa e parë e finales mes Spanjës dhe Argjentinës
- 19/07/2026 21:50- Ndryshimi i parë në ndeshje
- 19/07/2026 21:10- Yamal i afrohet golit
- 19/07/2026 21:05- NIS NDESHJA
- 19/07/2026 21:03- Lojtarët në fushë, intonohen himnet kombëtare të Argjentinës dhe Spanjës
- 19/07/2026 20:50- Trump: Është e vështirë të vësh bast kundër Messit në finalen e Kupës së Botës
- 19/07/2026 20:35- Pse kombëtaret vendosin yje mbi stemë?
- 19/07/2026 20:31- Messi e Yamal në fushë, elektrizohen tribunat
- 19/07/2026 20:17- Agim Ademi paraqitet nga stadiumi ku luhet ndeshja finale
- 19/07/2026 20:12-
- 19/07/2026 20:13- Pamje nga stadiumi kur ka mbetur më pak se një orë deri te finalja
- 19/07/2026 20:12- Messi me shokë arrin në stadium
- 19/07/2026 20:09- Toni Kroos analizon finalen
- 19/07/2026 19:54- Lojtarët e Spanjës arrijnë në stadium
- 19/07/2026 19:47- Lionel Messi me një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
- 19/07/2026 19:45- Turma të mëdha para finales së Kupës së Botës. Tifozët presin në radhë për disa orë
- 19/07/2026 19:19- Formacionet zyrtare, Spanjë - Argjentinë
- 19/07/2026 18:46- FIFA me të hyra marramendëse nga Kupa e Botës
- 19/07/2026 18:45- Lodhja fizike mund të luajë rol në finale
- 19/07/2026 18:44- Spanja dominon edhe në formacionin më të vlefshëm të finales
- 19/07/2026 18:44- Spanja vlen pothuajse 80 për qind më shumë se Argjentina
- 19/07/2026 18:41- FIFA përgatit një spektakël madhështor: Çfarë pritet gjatë pushimit të finales së Kupës së Botës
- 19/07/2026 18:08- "Do ta jap jetën për të" – si e shohin përzgjedhësi Scaloni dhe 25 shokët e skuadrës Lionel Messin
- 19/07/2026 17:26- Mbappe zbulon emrin e lojtarit për të cilin është i bindur se do të shënojë në finale
- 19/07/2026 17:25- Përmbytje në New York, qindra tifozë rrezikojnë finale
- 19/07/2026 17:22- Statistikat e portierëve, Simon vs Martinez
- 19/07/2026 17:20- Trofeu tashmë gjendet në stadium
- 19/07/2026 17:16- MetLife Stadium (New York/New Jersey Stadium) - Arena e finales
- 19/07/2026 16:47- Kombëtaret me më shumë tituj të Kupës së Botës
- 19/07/2026 16:29- FIFA prezanton unazat e personalizuara të kampionëve për finalen Spanjë-Argjentinë
- 19/07/2026 16:27- Podcasti Arena e Yjeve: Analiza dhe parashikime për finalen e madhe
- 19/07/2026 16:23- Analizë dhe parashikim i rezultatit
- 19/07/2026 16:22- Formacionet e mundshme, Spanjë - Argjentinë
- 19/07/2026 16:21- Mungesat e dy skuadrave
- 19/07/2026 16:19- Slavko Vincic, gjyqtari i finales
- 19/07/2026 16:16- Fjalët e Lionel Messit, kapitenit të Argjentinës
- 19/07/2026 16:08- Fjalët e Lionel Scalonit, përzgjedhës i Argjentinës
- 19/07/2026 16:07- Fjalët e Rodrit, kapiten i Spanjës
- 19/07/2026 16:03- Fjalët e Luis de la Fuente, përzgjedhës i Spanjës
- 19/07/2026 15:47- Rruga e Spanjës dhe Argjentinës drejt finales së madhe
- 19/07/2026 15:33- Spanja dhe Argjentina në kërkim të lavdisë
Pas një muaji spektakël futbolli dhe 103 ndeshjeve të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, Kupa e Botës 2026 ka mbërritur në aktin e saj të fundit.
Sonte, në stadiumin "MetLife" në New Jersey, do të luhet finalja e madhe që do të kurorëzojë kampionin e ri të botës, në një përballje mes dy prej kombëtareve më të forta të momentit.
Nga ora 21:00, kampionia në fuqi e botës, Argjentina, do të përballet me kampionen aktuale të Evropës, Spanjën, në një duel që premton spektakël.
Në njërën anë është Lionel Messi, që synon të mbyllë karrierën me një tjetër trofe historik, ndërsa në anën tjetër qëndron Spanja e Luis de la Fuente, e udhëhequr nga brezi i ri i talentëve, me synimin për të fituar titullin e dytë botëror në histori.
19/07/2026 23:55- Mbyllet ndeshja
19/07/2026 23:43- GOOOOOOOOL

106' Ferrna Torren gjen golin, Spanja në epërsi.
19/07/2026 23:39- Mbyllet pjesa e parë e vazhdimeve
19/07/2026 23:22- Spanja shënon, anulohet për faul në sulm
97' Spanja shënon me Nico Willams, por goli anulohet, pasi Mikel Merino kishte fauluar më herët Nicolas Otamendin.
19/07/2026 23:13- Mbyllet koha e rregullt
19/07/2026 23:12- Spanja rrezikon nga goditja e dënimit
90+7 Yamal gjuan bukur, por Martinez mbron edhe më bukur.
19/07/2026 23:08- Argjentina mbetet me dhjetë lojtarë
90+3 Enzo Fernandez largohet nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.
19/07/2026 22:52- Spanja kryen dy zëvendësime
70' Dani Olmo dhe Alex Baena largohen, futen Mikel Merioni dhe Nico Williams.
19/07/2026 22:41- Olmo rrezikon nga distanca
66' Dani Olmo pranon një top bukur para zonës, gjuan bukur, por Emi Martinezn dërgo topin në këndore.
19/07/2026 22:35- Argjentina me ndryshim
56' Largohet Montien, në lojë Molina.
19/07/2026 22:17- Nis pjesa e dytë

46' Spanja luan me topin e parë. Argjentina kryen një zëvendësim, Nico Gonzales largohet, futet Leandro Paredes.
19/07/2026 22:14- Finalja më e dobët në 60 vjet? Spanjë - Argjentinë vendos një rekord të padëshiruar që nga viti 1966

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e finales së Kupës të Botës ndëmrjet Spanjës dhe Argjentinës.
Paraqitja e dy kombëtareve ishte mjaft e zbehët, gjë që e konfirmojnë edhe statistikat.
19/07/2026 21:56- Pak raste e pa gola, mbyllet pjesa e parë e finales mes Spanjës dhe Argjentinës
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e finales së Kupës të Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës.
Sfida mes dy kombëtareve ishte e baraspeshuar, me “La Roja” që mbajtën posedimin dhe krijuan disa raste, por që iu mungoi konkretizimi.
Lamine Yamal kishte rastin më të mirë në lojë për të rrezikuar pas pesë minutave lojë, por që Emiliano Martinez me një super pritje ia mohoi golin.
Spanja në përgjithësi dominoi në posedim, me Argjentinën që qëndroi më e qetë dhe e tërhequr mbrapa, ku provuan me disa kundërzbritje dhe topa të gjatë por njëkohësisht nuk funksionoi.
Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse ndonjë nga kombëtaret do të arrijë ta fitojë Botërorin, apo do të nevojitet koha shtesë./Telegrafi/
19/07/2026 21:50- Ndryshimi i parë në ndeshje
43' Lisandro Martinez del nga loja, futet Nicolas Otamendi
19/07/2026 21:10- Yamal i afrohet golit

5' Pas disa pasimeve, Spanja i afrohet golit. Lamine Yamal gjuan bukur, por gjuajtja bllokohet dhe shkon te duart e Emi Martinez.
19/07/2026 21:05- NIS NDESHJA

1' Argjentina me topin e parë
19/07/2026 21:03- Lojtarët në fushë, intonohen himnet kombëtare të Argjentinës dhe Spanjës
19/07/2026 20:50- Trump: Është e vështirë të vësh bast kundër Messit në finalen e Kupës së Botës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, e cila zhvillohet të dielën në stadiumin "MetLife" në New Jersey.
Trump do ta ndjekë ndeshjen nga afër së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa të dy do t'ia dorëzojnë trofeun skuadrës fituese pas përfundimit të finales.
19/07/2026 20:35- Pse kombëtaret vendosin yje mbi stemë?

Sa herë që një kombëtare fiton Kupën e Botës, nuk fiton vetëm trofeun më prestigjioz të futbollit.
Ajo fiton edhe të drejtën për të shtuar një yll mbi stemën e fanellës, një simbol që është bërë shenja më e madhe e suksesit në futbollin ndërkombëtar.
Në finalen e Kupës së Botës 2026, Spanja do të synojë të fitojë yllin e saj të dytë, ndërsa Argjentina do të luftojë për të shtuar të katërtin.

19/07/2026 20:31- Messi e Yamal në fushë, elektrizohen tribunat



19/07/2026 20:17- Agim Ademi paraqitet nga stadiumi ku luhet ndeshja finale

"Sonte jam i pranishëm në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku përballen dy superfuqi të futbollit, Argjentina dhe Spanja. Një mbrëmje që bashkon miliona tifozë nga e gjithë bota dhe kurorëzon turneun më të madh të futbollit. Është privilegj të jesh pjesë e këtij spektakli të jashtëzakonshëm, ku festohet loja më e bukur në botë".
"Urime FIFA-s për organizimin e shkëlqyer të këtij Botërori, një turne që edhe një herë dëshmoi fuqinë e futbollit për të bashkuar popuj, kultura dhe kombe në një skenë të vetme. Të gjithë tifozëve ju uroj shikim të këndshëm dhe shumë emocione në këtë festë madhështore të futbollit!", ka shkruar Ademi.
19/07/2026 20:12-

19/07/2026 20:13- Pamje nga stadiumi kur ka mbetur më pak se një orë deri te finalja


19/07/2026 20:12- Messi me shokë arrin në stadium

19/07/2026 20:09- Toni Kroos analizon finalen
Toni Kroos analizon finalen - i jep përparësi të madhe Spanjës, ndërsa ndalet edhe te MessiIsh-mesfushori gjerman, Toni Kroos, i jep përparësi Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 dhe paralajmëron për rrezikun që i kanoset Argjentinës nëse “La Roja” shënon e para.
Para finales së madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, Toni Kroos ka dhënë analizën e tij për sfidën që do të përcaktojë kampionin e ri të botës.
Ish-futbollisti i kombëtares gjermane dhe i Real Madridit beson se Spanja ka avantazh në këtë përballje dhe ka theksuar se një gol i hershëm nga skuadra e Luis de la Fuente mund ta ndryshojë tërësisht rrjedhën e finales.
19/07/2026 19:54- Lojtarët e Spanjës arrijnë në stadium


19/07/2026 19:47- Lionel Messi me një tjetër rekord historik në Kupën e Botës

Lionel Messi është gati të shkruajë edhe një kapitull të artë në historinë e futbollit.
Ylli argjentinas pritet të bëhet vetëm lojtari i dytë në histori që luan në tri finale të Kupës së Botës, pasi më parë ishte pjesë e finaleve të viteve 2014 dhe 2022, ndërsa sonte do të zbresë në fushë edhe në finalen e Botërorit 2026.
19/07/2026 19:45- Turma të mëdha para finales së Kupës së Botës. Tifozët presin në radhë për disa orë
Turma të mëdha para finales së Kupës së Botës - tifozët presin në radhë për disa orëDisa orë para finales së Kupës së Botës midis Spanjës dhe Argjentinës, turma të mëdha njerëzish po formohen në stadiumin MetLife në New Jersey.
Tifozët po presin me orë të tëra për të hyrë për shkak të kontrolleve jashtëzakonisht të rrepta të sigurisë që kanë shkaktuar vonesa dhe radhë të gjata në hyrjet e stadiumit.
19/07/2026 19:19- Formacionet zyrtare, Spanjë - Argjentinë

Lionel Scaloni dhe Luis de la Fuente kanë përzgjedhur skuadrat për finalen spektakolare të Kupës së Botës që do të zhvillohet sonte në New Jersey.
Ju kujtojmë se më parë Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale, ndërsa Gauçot ishin më të mirë se Anglia.
Spanja : Simon, Cucurella, Laporte, Cubarsi, Porro, Rodri, Olmo, Ruiz, Baena, Yamal dhe Oyarzabal.
Argjentinë : E. Martinez, Montiel, Romero, L. Martinez, Tagliafico, De Paul, Enzo, Mac Allister, Nico Gonzalez, Messi, Alvarez.
19/07/2026 18:46- FIFA me të hyra marramendëse nga Kupa e Botës

FIFA do të njoftojë për të ardhura rekord prej plot 15 miliardë dollarësh nga Kupa e Botës, duke tejkaluar pritjet.
Federatat anëtare të FIFA-s janë njoftuar për rritjen e të ardhurave, nga presidenti Gianni Infantino. FIFA kishte parashikuar të ardhura prej 11 miliardë dollarësh.
Por shitja e biletave, sidomos përmes tregut sekondar ku çmimet janë më të larta, është prej arsyeve kryesore të rritjes të fitimit. FIFA merr 15 për qind nga blerësi dhe 15 për qind të tjera nga shitësi në tregun sekondar.
19/07/2026 18:45- Lodhja fizike mund të luajë rol në finale

Një tjetër faktor që mund të ndikojë në finalen e madhe është lodhja e akumuluar gjatë turneut.
Portieri i Argjentinës, Emiliano Martínez, është lojtari me më shumë minuta të luajtura mes finalistëve. Ai ka luajtur 795 minuta, duke mos humbur asnjë moment të rrugëtimit të Argjentinës drejt finales.
Pas tij renditet Alexis Mac Allister, me 730 minuta. Nga ana e Spanjës, pesë lojtarë janë ndër tetë më të përdorurit në Botëror. Marc Cucurella, Unai Simón dhe Pau Cubarsí kanë grumbulluar nga 717 minuta, ndërsa Aymeric Laporte dhe Rodri kanë kaluar gjithashtu shifrën e 700 minutave.
19/07/2026 18:44- Spanja dominon edhe në formacionin më të vlefshëm të finales

Dominimi ekonomik i Spanjës shihet edhe në formacionin më të vlefshëm të përpiluar nga “Football Benchmark”.
Nga 11 futbollistët më të vlefshëm të finales, shtatë janë spanjollë, ndërsa vlera totale e skuadrës spanjolle kalon shifrën e 1 miliard eurove.
Lamine Yamal, Pedri dhe Cubarsí janë ndër emrat kryesorë që e udhëheqin këtë listë, ndërsa Argjentina përfaqësohet kryesisht nga Enzo Fernández dhe Julián Álvarez.
19/07/2026 18:44- Spanja vlen pothuajse 80 për qind më shumë se Argjentina
telegrafi.comNjë nga dallimet më të mëdha mes dy finalistëve është vlera ekonomike e skuadrave. Sipas të dhënave të Football Benchmark, Spanja e nisi Kupën e Botës me një vlerë tregu prej 1.47 miliardë eurosh, ndërsa Argjentina me një vlerë prej 818 milionë eurosh.
Kjo do të thotë se skuadra e “La Roja” vlerësohet pothuajse 80 për qind më shumë se ajo e kampionëve në fuqi të botës.
19/07/2026 18:41- FIFA përgatit një spektakël madhështor: Çfarë pritet gjatë pushimit të finales së Kupës së Botës

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, që zhvillohet këtë të diel në stadiumin MetLife në New Jersey, nuk do të jetë vetëm një duel futbolli.
FIFA ka përgatitur një spektakël të paprecedentë, të frymëzuar nga shfaqja e famshme e pushimit të finales së Super Bowl, duke premtuar një mbrëmje historike për tifozët në mbarë botën.
19/07/2026 18:08- "Do ta jap jetën për të" – si e shohin përzgjedhësi Scaloni dhe 25 shokët e skuadrës Lionel Messin
"Do ta jap jetën për të" – si e shohin përzgjedhësi Scaloni dhe 25 shokët e skuadrës Lionel Messin25 bashkëlojtarët e Lionel Messit dhe përzgjedhësi Lionel Scaloni rrëfejnë madhështinë e kapitenit argjentinas, nga lideri në dhomën e zhveshjes te fenomeni që frymëzon një komb të tërë.
Lionel Messi nuk është vetëm një futbollist për Argjentinën. Për shokët e tij të skuadrës ai është simbol, udhërrëfyes dhe një figurë që tejkalon kufijtë e sportit.
19/07/2026 17:26- Mbappe zbulon emrin e lojtarit për të cilin është i bindur se do të shënojë në finale
Mbappe zbulon emrin e lojtarit për të cilin është i bindur se do të shënojë në finaleSulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, ka thënë se Lionel Messi, do t’i shënojë gol Spanjës në finale.
Spanja dhe Argjentina, takohen sonte në aktin finale të Kupës së Botës, për trofeun e çmueshëm, të cilin Franca dhe Anglia nuk e arritën, duke u ndaluar në gjysmëfinale.
“Messi do të shënojë gol. Ai shënon gjithmonë”, deklaroi sulmues francez.
19/07/2026 17:25- Përmbytje në New York, qindra tifozë rrezikojnë finale

New Yorku është goditur rëndë nga përmbytjet në prag të finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës që nis në orën 21:00.
Qindra tifozë rrezikojnë që ta humbin finalen në stadiumin “MetLife”, që ka kapacitet prej 80 mijë ulëseve.
Rrugët në New York janë të mbushura me ujë për shkak të shiut shumë të madh që ka rënë.
19/07/2026 17:22- Statistikat e portierëve, Simon vs Martinez

Portieri i Spanjës, Unai Simon, ka pranuar vetë, një gol deri më tani në këtë Kampionat Botëror, atë në çerekfinale ndaj Belgjikës, në fitoren 2-1.
Në anën tjetër, Emiliano Martinez i Argjentinës, ka pranuar shtatë gola, ndërsa nga faza e grupeve e këtej ka pranuar gol në çdo ndeshje, duke e quar numrin në shtatë gola.
19/07/2026 17:20- Trofeu tashmë gjendet në stadium


19/07/2026 17:16- MetLife Stadium (New York/New Jersey Stadium) - Arena e finales

MetLife Stadium do të presë finalen e Kupës së Botës, mes Spanjës dhe Argjentinës. Stadiumi ndodhet në New Jersey, përtej lumit Hudson nga Manhattan. Është shtëpia e New York Giants dhe New York Jets dhe u hap në vitin 2010.
Ai zëvendësoi Giants Stadium, një nga stadiumet e Botërorit 1994. I rrethuar nga parkingje të mëdha, stadiumi ndodhet pranë Meadowlands Racetrack dhe qendrës tregtare American Dream Mall.Transporti publik është i kufizuar. Treni funksionon vetëm gjatë eventeve të mëdha, ndërsa New Jersey Transit ka vendosur çmimin 98 dollarë për biletën vajtje-ardhje gjatë Kupës së Botës.
Shërbimi me autobus nga Manhattan, i cili fillimisht ishte parashikuar të kushtonte 80 dollarë, është ulur në 20 dollarë.
MetLife organizoi finalen e Copa America Centenario në vitin 2016. Për t'iu përshtatur dimensioneve të kërkuara nga FIFA, 1.740 ulëse në qoshet e stadiumit janë hequr përkohësisht dhe do të rikthehen para nisjes së sezonit të NFL-së.
Kapaciteti: 82.500 vende
Vendndodhja: East Rutherford, New Jersey
19/07/2026 16:47- Kombëtaret me më shumë tituj të Kupës së Botës

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës nuk do të vendosë vetëm kampionin e ri të botës, por mund të ndryshojë edhe renditjen historike të trofeve të fituar.
19/07/2026 16:29- FIFA prezanton unazat e personalizuara të kampionëve për finalen Spanjë-Argjentinë

Finalja e madhe e Kupës së Botës 2026 midis Spanjës dhe Argjentinës në stadiumin MetLife nuk do të mbahet mend vetëm për vetë ndeshjen, por edhe për një ndryshim historik në mënyrën se si shpërblehen kampionët.
Në një lëvizje të frymëzuar nga ligat kryesore sportive amerikane si NBA dhe NFL, FIFA ka njoftuar se do t'i dhurojë unaza të personalizuara, të numëruara dhe të qepura sipas porosisë ekipit që arrin të ngrejë trofeun këtë të diel, më 19 korrik. Organi drejtues detajoi se një koleksion ekskluziv prej 2,026 bizhuterish do të krijohet për nder të vitit aktual.
Nga ky total, 30 bizhuteri do të rezervohen për lojtarët dhe stafin e trajnerëve të ekipit kombëtar fitues. 1,996 bizhuteritë e mbetura do të vihen në shitje për publikun e gjerë si artikuj zyrtarë koleksionistësh, të plotësuar me certifikatat përkatëse të autenticitetit.
19/07/2026 16:27- Podcasti Arena e Yjeve: Analiza dhe parashikime për finalen e madhe

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët sportivë të Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, analizuan në detaje gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026, si dhe finalen e madhe mes Spanjës dhe Argjentinë.
Klikoni këtu për ta parë episodin...
19/07/2026 16:23- Analizë dhe parashikim i rezultatit
A story is waiting to be written.#FIFAWorldCup
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 19, 2026
Kampionia e Evropës, Spanja, po arrin kulmin e formës në momentin e duhur, pasi dha një paraqitje të jashtëzakonshme në gjysmëfinale kundër Francës për të siguruar finalen e saj të parë të Kupës së Botës që nga viti 2010.
"La Roja", e cila ka pësuar vetëm një gol në shtatë ndeshje të këtij turneu, do ta nisë finalen si favorite. Në përballjen e fundit mes dy kombëtareve, Spanja e mposhti Argjentinën me rezultat të thellë 6-1 në vitin 2018, kur Isco realizoi një het-trik.
Argjentina ka mundësinë të bëhet kombëtarja e parë që fiton dy Kupa Bote radhazi që nga Brazili në vitin 1962, pasi siguroi një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Anglisë të mërkurën. Kampionët në fuqi kanë fituar 13 ndeshje radhazi në Kupën e Botës që nga humbja ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse të Botërorit 2022.
Parashikim: Spanjë 2-1 Argjentinë
19/07/2026 16:22- Formacionet e mundshme, Spanjë - Argjentinë
Spanjë (4-2-3-1): Simon; Cucurella, Laporte, Cubarsi, Porro; Ruiz, Rodri; Baena, Olmo, Yamal; Oyarzabal
Argjentinë (4-1-4-1): Martinez; Molina, Romero, L.Martinez, Tagliafico; Paredes; Simeone, Allister, Fernandez, Alvarez; Messi.
19/07/2026 16:21- Mungesat e dy skuadrave

Spanja nuk ka asnjë mungesë pasi të gjithë yjet pritet të jenë gati për ta dëshmuar kualitetin nën urdhrat e Luis de la Fuente.
Faktikisht, vetëm Mikel Merino pritet të jetë në stol dhe më pas të hyjë në pjesën e dytë, me synimin për ta bërë ndryshimin në rast që nevojitet sikurse ndaj Portugalisë dhe Francës.
Ndërsa, e njëjtë situata pritet të jetë edhe te Argjentina. Përzgjedhësi Lionel Scaloni nuk ka asnjë lëndim andaj pritet të hyjë me formacionin e njëjtë që luajti ndaj Anglisë.
19/07/2026 16:19- Slavko Vincic, gjyqtari i finales
Introducing your referee for the @FIFAWorldCup 2026 Final....🥁
— FIFA (@FIFAcom) July 17, 2026
Congratulations, Slavko Vinčić! 👏 pic.twitter.com/OMLJ3oA31p
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka shpallur zyrtarisht emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë në finalen e madhe të Kupës së Botës, në të cilën ekipet e Spanjës dhe Argjentinës do të luftojnë për titullin e kampionit të botës.
Spektakli është planifikuar për 19 korrik në MetLife Stadium dhe roli kryesor në ndeshjen më të rëndësishme të vitit i është besuar gjyqtarit të shquar slloven Slavko Vincic.
Krahas Vincicit, drejtësia do të administrohet në fushë nga ekipi i tij i mirë-koordinuar i asistentëve sllovenë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit do të përbëhet nga gjyqtarë nga Jordania.
19/07/2026 16:16- Fjalët e Lionel Messit, kapitenit të Argjentinës

“Ne kemi qenë më të mirët në katër vitet e fundit, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo dikujt, dhe pavarësisht se çfarë thotë dikush. Ne vërtetuam edhe një herë se jemi midis dy ekipeve më të mira në botë. Kjo tregon se gjithçka që bëmë nuk ishte rastësi dhe se asgjë nuk na është dhënë”.
"Lamine ka lënë gjurmë dhe e ka gjithë karrierën përpara. E ka mundësinë të arrijë diçka historike, por do të mundohemi që ai të mos e arrijë kësaj here".
19/07/2026 16:08- Fjalët e Lionel Scalonit, përzgjedhës i Argjentinës

"Si mundet që Spanja të mos na shqetësojë, pasi është përfaqësuese e madhe. Nuk shoh dobësi te Spanja. Por, pavarësisht se është finale, është tjetër ndeshje futbolli dhe ne duhet të provojmë ta fitojmë".
"Ata gjithashtu kanë lojtarë që kanë luajtur në skena të mëdha ndërkombëtare. Janë lojtarët më të mirë të ekipeve të tyre. Kur topi fillon të rrotullohet, presioni harrohet dhe ata përqendrohen vetëm te loja. Ata kanë luajtur një finale të Kampionatit Evropian dhe një finale të Ligës së Kombeve, ndaj kanë shumë përvojë. Nuk mendoj se fakti që ne po luajmë sërish një finale është ndonjë avantazh për ne."
19/07/2026 16:07- Fjalët e Rodrit, kapiten i Spanjës

"E konsideroj atë lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, lojtarin që e udhëhoqi shtetin e tij në triumfin e Botërorit në Katar dhe tani është në një tjetër finale”.
“Megjithatë, besoj se Argjentina është më shumë sesa Messi. Mendoj se Spanja dhe Argjentina e luajnë futbollin më të mirë ekipor".
19/07/2026 16:03- Fjalët e Luis de la Fuente, përzgjedhës i Spanjës

"Me të vërtetë shoh dy përfaqësuese me sjellje të përafërta dhe talent për futboll"
"Isha në Akademinë e Sevillas dhe luanim ndeshje të Kupës së Mbretit dhe shkuan më Barcelonë. Njerëzit më tregonin gjëra të mira për një fëmijë me emrin Messi. Një lojtar ishte afër tij dhe rezultati ishte 0-0 pas 70 minutash”.
“Kur lojtari mori karton e zëvendësuam. Për 15 minuta, Messi shënoi katër gola. Tani nuk do ta ruajmë ashtu, por do të jemi shumë të vëmendshëm, njësoj si ndaj lojtarëve të tjerë, ashtu siç edhe ata duhet të jenë për lojtarët tanë".
19/07/2026 15:47- Rruga e Spanjës dhe Argjentinës drejt finales së madhe

Nga ora 21:00, kampionia në fuqi e botës, Argjentina, do të përballet me kampionen aktuale të Evropës, Spanjën, në një duel që premton spektakël.
Spanja e nisi Kampionatin Botëror me barazim pa gola (0-0) ndaj Kepit të Gjelbër. Më pas erdhën dy fitore, ndaj Arabisë Saudite (4-0) dhe Uruguait (1-0), për ta kaluar grupin si lidere me shtatë pikë.
Në 1/16 e finales, fitorja erdhi ndaj Austrisë me rezultat 3-0, në 1/8 të finales mposhti Portugalinë me rezultat 1-0, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 2-1.
Ndeshja më e fortë e Spanjës deri më tani erdhi në gjysmëfinale ndaj Francës, ku fitoi me rezultat 2-0, duke siguruar finalen e madhe.
Në anën tjetër, Argjentina e kaloi pa probleme fazën e grupeve, duke regjistruar tri fitore. Fillimisht mposhti Algjerinë me rezultat 3-0, më pas Austrinë 2-0 dhe në fund Jordaninë 3-1.
Në 1/16 e finales fitoi ndaj Kepit të Gjelbër vetëm pas vazhdimeve me rezultat 3-2. Me shumë dramë triumfoi edhe ndaj Egjiptit me rezultat 3-2 në 1/8 të finales.
Fitore arriti edhe ndaj Zvicrës pas vazhdimeve, me rezultat 3-1.
Ndeshja më e madhe e tyre, pa dyshim, ishte në gjysmëfinale, ku, siç kanë bërë shpesh në këtë Kampionat Botëror, përmbysën rezultatin nga 1-0 në 2-1 për të siguruar finalen.
19/07/2026 15:33- Spanja dhe Argjentina në kërkim të lavdisë

Është koha për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku në stadiumin "MetLife" në New Jersey do të përballen dy prej kombëtareve më të mëdha të futbollit botëror.
Spanja, e udhëhequr nga talenti i jashtëzakonshëm Lamine Yamal dhe dirigjenti i mesfushës Rodri, synon të fitojë titullin e saj të dytë botëror.
Përballë saj do të jetë Argjentina, kampionia në fuqi e botës, e udhëhequr nga kapiteni frymëzues Lionel Messi. "Albiceleste" synon të ngrejë për herë të katërt në histori trofeun më të çmuar të futbollit botëror.























