LAJMI I FUNDIT:

Finalja e Ligës së Evropës mund të zhvillohet më 27 gusht

Finalja e Ligës së Evropës mund të zhvillohet më 27 gusht
(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Liga e Evropës mund të rifillojë nga data 2 gusht deri më 27 gusht, kur edhe do të zhvillohej finalja në Gdansk – raporton Sky Sport Italia.

UEFA është duke planifikuar që t’i zhvillojë edhe Ligën e Kampionëve edhe Ligën e Evropës me nga një ndeshje çdo tri ditë, në mënyrë që t’i përfundojë këto turne pasi të mbarojë izolimi si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Prioritet është që fillimisht të përfundojnë ligat shtetërore dhe pastaj vëmendja do të jetë te garat evropiane.


UEFA aranzhon takim për të diskutuar mbi kampionatet dhe garat evropiane
Lexo po ashtu UEFA aranzhon takim për të diskutuar mbi kampionatet dhe garat evropiane

Dy ndeshjet e vetme të parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës që nuk janë zhvilluar, janë Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla, duke qenë se Italia dhe Spanja ishin vendet e vetme evropiane që asokohe ishin përfshirë nga shpërthimi i COVID-19.

(Foto: Naomi Baker/Getty Images/Guliver)

Sipas Sky Sport Italia, këto skuadra do t’i zhvillojnë ndeshjet e para më 2-3 gusht dhe ato kthyese më 6 gusht dhe pastaj do të vazhdohet me fazat tjera.

Çerekfinalet do të zhvillohen më 10 dhe 13 gusht, gjysmëfinale më 17 dhe 20 gusht, ndërsa finalja më 27 gusht.

Në një rrugëtim të ngjashëm pritet të shkojë edhe Liga e Kampionëve, duke nisur më 7 gusht dhe me finalen që do të zhvillohej më 29 gusht në Stamboll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Milani mund të shkarkojë Conceicaon nëse nuk përmbushen objektivat, zbulohen detajet e klauzolës

Milani mund të shkarkojë Conceicaon nëse nuk përmbushen objektivat, zbulohen detajet e klauzolës

Serie A
Kalo në kategori