Finalizimi i marrëveshjes mes Bennacer dhe Milanit, çështje detajesh

238:"MILAN, ITALY - MAY 26: Ismael Bennacer of Empoli FC shows his dejection during the Serie A match between FC Internazionale and Empoli FC at Stadio Giuseppe Meazza on May 26, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images) 12:"Getty Images
Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, ka thënë se transferimi i Ismael Bennacer te Milani është vetëm çështje detajesh.
Spekulimet për kalimin e mesfushorit në San Siro kanë nisur qe një kohë, madje ishte raportuar për arritjen e marrëveshjes, por akoma kanë mbetur disa detaje pa u finalizuar.

"Diçka akoma po mungon ndërmjet përfaqësuesve të tij dhe Milanit, mirëpo nuk mendoj se ka diçka të madhe".
"Ata janë duke i diskutuar detajet finale dhe shpresoj që gjithçka të zgjidhet brenda 24-48 orësh".
"Sa i përket Bennacerit, është një mundësi e shkëlqyer dhe ai do të ishte i çmendur po të mos e pranonte", ka deklaruar Corsi për Calciomercato.com. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































