Filmon veten duke kërcyer në ujë nga kati i tetë, për pak sa nuk përfundon me fytyrë në trotuar (Foto/Video)

Një djalosh i mbushur plotë adrenalinë që kishte kërcyer nga kati e tetë për të realizuar një zhytje interesante, për pak sa nuk e kishte huq ujin duke rrezikuar të përfundojë me fytyrë për trotuari.
Ky zhytës kishte filmuar momentin rrëqethës me një kamerë të instaluar në helmetën që e kishte vënë në kokë, ku dhe shfaqet momenti kur ngjitet shkallëve të ndërtesës derisa arrin në kulm, ku pa u menduar dy herë kërcen, transmeton Telegrafi.
Kjo video është postuar menjëherë në YouTube, dhe brenda pak orëve është shikuar mbi 500 mijë herë.
Por një gjë është e sigurt që djaloshi që kishte kërcyer në ujë mund të llogaritet si njëri ndër personat më me fat në botë, pasi nuk i kishte bërë mirë llogaritë, gjë që ka mundur t’i kushtojë me jetë. /Telegrafi/







































