LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Wicked” i cili është bërë senzacion i momentit, ndalohet në Kuvajt për shkak të aktorëve që i përkasin komunitetit LGBT+

Filmi “Wicked” i cili është bërë senzacion i momentit, ndalohet në Kuvajt për shkak të aktorëve që i përkasin komunitetit LGBT+

Muzikali “Wicked” u tërhoq nga lista e teatrove në Kuvajt një ditë para se të publikohej filmi.

Edhe pse nuk dihet zyrtarisht arsyeja, mediat lokale spekulojnë se filmi u hoq nga kinematë për shkak të kastit LGBT+.

Vitin e kaluar, filmi “Barbie” u ndalua nga kinematë e Kuvajtit për të mbrojtur “etikën publike dhe traditën sociale”. Libani gjithashtu vendosi të mos e shfaqte filmin nën dyshimet se “promovon homoseksualitetin”.


Nëse ky është rasti për muzikalin “Wicked”, do të ishte një veprim i çuditshëm pasi nuk ka asnjë histori që përfshin homoseksualitetin e hapur – edhe pse Ariana Grande kohët e fundit tha se mendon se personazhi i saj del si LGBT+.

Disa fansa kanë thënë se marrëdhënia e Elphaba-s dhe Glindës mbart të ashtuquajturën “energji të fortë homoerotike”, por ata nuk konsiderohen si personazhe ‘queer’.

Është e rëndësishme të theksohet se disa nga aktorët e “Wicked” si: Cynthia Erivo, Jonathan Bailey, Bowen Yang dhe Marissa Bode identifikohen si ‘queer’.

Muzikali, i cili gjithashtu luajnë Ethan Slater dhe Jeff Goldblum, u shfaq javën e kaluar në ShBA gjatë Ditës së Falënderimeve dhe theu rekordet e fitimeve.

Ai fitoi 263.1 milionë dollarë (248 milionë euro) nga shitja e biletave në ShBA kundrejt një buxheti prej 150 milionë dollarësh (141 milionë euro) dhe filmi deri më tani ka fituar 360 milionë dollarë (340 milionë euro) në nivel global. Kolona zanore për “Wicked” arriti kulmin në vendin e dytë në Billboard 200. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Kalo në kategori