LAJMI I FUNDIT:

Filmi është medium primitiv

Filmi është medium primitiv

Nga: Krzysztof Kieslowski
Përkthimi: Telegrafi.com

Për politikën


● Kur flasim për politikën, menjëherë nisim të ndahemi. E pashë të nevojshme t’i kërkoj gjërat që i bashkojnë njerëzit.

● Goja jonë është plot me fjalë të tilla si liria, por çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? A nuk do të thotë mbase të jesh krejtësisht i vetëm, të jetosh në një vakum total?

Për filmin

● Filmi është medium primitiv. Por, për shkak se nuk është i sofistikuar, është gjithashtu i arritshëm. Mund të përpiqeni ta tejkaloni kufizimin e tillë, por rrallë ndodh që njerëzit të kenë sukses. Unë nuk shkoj fare në kinema.

● Të gjithë vjedhim, por nëse jemi të zgjuar, vjedhim nga regjisorët e mëdhenj. Atëherë këtë mund ta quajmë ndikim.

● E kam për detyrë morale që të mos bëj filma në Poloni. Dyqind regjisorë po konkurrojnë për burime të pakta, ndera unë jam në gjendje të kërkoj diku tjetër. Pyetja e rëndësishme nuk është se ku e keni vendosur kamerën, por pse. Ky aforizëm i vogël më ngushëllon tani kur dyshoj se do të më duhet ta mbjell veten në një vend të ri. Gjithsesi, lufta do të jetë e njëjtë: Ende përpiqesh të bësh film me paratë e dikujt tjetër.

Për “Tri ngjyrat”

● E bardha ka të bëjë me barazinë e kuptuar si kontradiktë. E kuptojmë konceptin e barazisë, se të gjithë duam të jemi të barabartë. Por, mendoj se kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Nuk mendoj se dikush me të vërtetë dëshiron të jetë i barabartë. Të gjithë duan të jenë më të barabartë … për këtë bëhet fjalë në film.

Për karakteret

● Nuk dua t’i gjykoj personazhet e mia. Është e pacipë t’i gjykojmë, sepse nuk mund t’i shohim kurrë shkaqet e një ngjarjeje, por thjesht rezultatet. Nuk dimë mjaftueshëm. Dhe, ndonjëherë nuk bëjnë as personazhet.

Për pensionimin

● Është e mjaftueshme. Me kënaqësi po e lë mënjanë filmimin. Nuk më pëlqeu e gjithë bota e filmit, një botë e shpikur, joreale, vlerat e së cilës janë krejtësisht të ndryshme nga ato me të cilat jam mësuar. Vlerat bazike. Nuk është një profesion i nderuar.

Për jetën

● Të gjithë i janë afruar një aksidenti të një lloji. Janë kurthe të të ashtuquajturit qytetërimi ynë. Kjo është ajo që u përpoqëm ta dramatizojmë dhe ta diskutojmë te “Tri ngjyrat”. Askush nga ne nuk pret të ndodhin gjëra të tilla, por ato ndodhin.

● A do të jem ndonjëherë i lumtur? Dyshoj se jo. A kam qenë ndonjëherë i lumtur duke bërë filma? Jo, por kam gjithçka që më duhet të më bëjë të lumtur. Herë pas here njeriu duhet ta shikojë jetën me objektivitet. Kur arrin diçka, në fakt nuk e kupton se ke arritur diçka. Vetëm më pas, kur e ke humbur, kupton se e ke humbur. /Telegrafi/