LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Bisedë për jetën”, vjen me premierë në Shkup (Foto/Video)

Filmi “Bisedë për jetën”, vjen me premierë në Shkup (Foto/Video)

Më 04 nëntor me fillim në ora 20:00 në ambientet e ‘’Kinotekës në Shkup’’ do të mbahet premiera e shumë pritur e filmit “Bisedë për jetën”, që nga vlerësimet e para është cilësuar si një film i pasur jo vetëm në aspektin përmbajtësor, por edhe në cilësinë e realizimit.

filmi-4


Një dramë psikologjike me skenar të Agim Morinës dhe me regji të Agim Abdullah, ndërsa producent është Bunjamin Kurtishi, luhet nga aktorë professional dhe me një bagazh të pasur ne artistic. Në rolin kryesor është aktori Dibran Tahiri, i cili vjen në rolin e Vullnetit plak, ndërsa aktori Burhan Amiti e luan Vullnetin në rinin e tij.

filmi-3

Një rol tjetër kyç në film është edhe roli i Anitës e cila vjen e luajtur nga aktorja Qëndresa Loki, e për të vazhduar me pjesën tjetër të aktorëve që përbëhet nga Elmir Sejfullahu, Besfort Idrizi dhe Agan Abdullah. Sipas producentit të filmit, Bunjamin Kurtishi, ngjarja zhvillohet në ditët e sodit, por filmi kthehet në kohë, në viti 1976.

Filmi është xhiruar në tre lokacione, në Tetovë, në Shkup dhe në Kërçovë. “Bisedë për jetën” është një dramë psikologjike, ku prezanton jetën e një poeti kinse të njohur shqiptar, i cili si pasojë e një ngjarje dashurie të dështuar në rini, në moshë të shtyrë heq dorë nga gjithçka dhe vjen deri në prag të vetëvrasjes, shkruan Telegrafi Maqedoni.

filmi-2

filmi-1

Ky është Vullneti, gjyshi i cili rrezikon të humbë jetën nga dashuria e dështuar. Vajza e cila e kishte sjellë në këtë gjendje ishte Anita, ajo vinte nga Kërçova por që kishte studiuar në Spanjë dhe kjo ndodhë në vitin 1976. Nipi i Vullnetit, si një djalë i mençur, kur shkon në fshat e gjen gjyshin në një situatë shumë të rëndë dhe duke dashur të gjejë një zgjidhje ai bënë gjithçka që ta shpëtojë gjyshin dhe ta rikthejë në jetë, është boshti i rrëfimit të këtij filmi.

Filmi “Bisedë për jetën” financohet nga fondi i filmit të Maqedonisë, ndërsa do të realizohet nga produksioni filmik ‘Galaktika Pictures’.

filmi-5

Short FILM – Conversation on LIFE – TRAILER from GALAKTIKA Pictures on Vimeo.

Shfaqja premierë e filmit “Bisedë për jetën” do të bëhet më 04 nëntor me fillim në ora 20:00 në ambientet e Kinotekës në Shkup, ndërsa hyrja do të jetë falas për të gjithë artdashësit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori