LAJMI I FUNDIT:

Filluan xhirimet e “Gjumë dhe Dashuri” (Foto)

Filluan xhirimet e “Gjumë dhe Dashuri” (Foto)

Filmi “Gjumë dhe Dashuri”, me skenar nga Arsim Haliti dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Arsim Haliti, me producent Valon Bujupi, ka filluar xhirimet të shtunën (1 tetor) dhe do të vazhdojnë deri më 17 tetor.

Ky film flet për Astritin, i cili bën çka është e mundur për të shëruar vajzën e tij, Zanën, e cila prej muajsh ka rënë në koma si pasojë e një aksidenti automobilistik.

gj1


Në momentin kur Astriti vendos ta shesë edhe shtëpinë për ta dërguar vajzën e tij jashtë vendit, mjekët zbulojnë se Zana është shtatzënë.

Ky lajm e trondit Astritin. Ai bie në konflikt me gruan e tij, në përpjekje për të zbuluar se me kënd ka mbetur shtatzënë Zana. Astriti vihet në kërkim të babait të fëmijës së palindur e që vazhdon të rritet në barkun e vajzës e cila vazhdimisht rri në koma.

gj2

Në rolet kryesore janë Besim Ajeti dhe Anisa Ismaili.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovë në kategorinë film i gjatë debutues dhe është prodhim i shtëpisë filmike ‘Gegnia Film’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Olsi Bylyku publikon këngën e re

Olsi Bylyku publikon këngën e re "Drama"

Magazina
Kalo në kategori