LAJMI I FUNDIT:

Filluan punimet në rrugën Nadakovc – Smrekonicë

Filluan punimet në rrugën Nadakovc – Smrekonicë

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, të premten mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Nacionale N2, segmenti Nadakovc – Smrekonicë.

Kadriu tha se kjo rrugë, bashkë me gjithë infrastrukturën përcjellëse, do të ndërtohet me standarde evropiane.


Ai shtoi se ky aks rrugor ka rëndësi të madhe jo vetëm për qytetarët e Vushtrrisë, por tërë Kosovën.

Kadriu theksoi përkushtimin e ministrit Pal Lekaj dhe Qeverisë së Kosovës që të investohet në të gjitha rrugët nacionale me qellim të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave.

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri duke e falënderuar ministrinë dhe qeverinë për përkushtimin e treguar, u kërkoi qytetarëve që të tregojnë mirëkuptim deri në përfundimin e kësaj rruge.

Segmenti i dytë i rrugës Nacionale N2, Nadakovc – Smrekonicë ka gjatësi 2.5 kilometra dhe ka vlerë investive afër dy milionë euro dhe është pjesë e investimit të zgjerimit të rrugës Nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë. /Telegrafi/