LAJMI I FUNDIT:

Fillon zbatimi i projektit “Mos parko dhe mos ndalo kudo” nga policia në Ferizaj

Fillon zbatimi i projektit “Mos parko dhe mos ndalo kudo” nga policia në Ferizaj

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, përveç punëve të përditshme, do të realizojnë edhe projektin “Mos parko dhe mos ndalo kudo”, i cili projekt do të zbatohet në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpce dhe Hani i Elezit.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se ky projekt do të përmbush detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor e me theks të veçantë ndaj parkimeve dhe ndaljeve ilegale, përcjell Telegrafi.

Projekti do të zbatohet në dy faza, ku në fazën e parë nga 12-14 nëntor 2019 parashihet informimi i qytetarëve lidhur me këtë projekt, kurse prej datës 15.11.2019 do të filloj zbatoj i të njëjtit.

Tutje në njoftim, thuhet se gjatë kësaj periudhe, do të mbulohet tereni me patrullime me pjesëtarë të policisë në pikat më të frekuentuara në qytete, sidomos në udhëkryqe dhe rreth rrotullime, vende këto ku më së shumti nuk respektohen shenjat dhe rregullat e trafikut dhe do të vazhdohet me parkimet ilegale nëpër rrugë dhe trotuare dhe do të mirën masat e parapara ligjore ndaj shkelësit e rregullave në trafik.

Gjatë këtyre ditëve do të shpërndahen edhe fletushka për ngasësit e automjeteve dhe për qytetarët.

“Prandaj, apelojmë tek ngasësit e automjeteve dhe të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë partner i jonë për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se shpërndarja e fletushkave do të filloj sot 12.11.2019 ,ora 11:00 tek semaforat në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori