LAJMI I FUNDIT:

Fillon viti i ri shkollor për të burgosurit në Kosovë

Fillon viti i ri shkollor për të burgosurit në Kosovë

 Si në të gjithë vendin edhe në  institucionet korrektuese ka filluar vitit i ri shkollor 2021/22.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.


Në kuadër të  programeve për risocializimin, riedukimin dhe korrektimin e të burgosurve, SHKK ofron edhe shkollim për të burgosurit.

“Procesi mësimor zhvillohet në  Qendrën Korrektuese Dubravë, Qendrën Korrektuese Lipjan  dhe në Qendrën Edukuese Korrektuese Lipjan , ndërsa  sipas rekomandimeve të MSH-së dhe IKSHPK-së janë marrë të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë COVID 19”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore nga paralelet e ndara të shkollave amë në institucionet korrektuese është bërë furnizimi me material shkollor për vitin 2020/2021, artikujt mësimor kanë arritur në institucionet korrektuese ku zhvillohet procesi mësimor.

“Numri i nxënësve të cilët  kanë shprehur interesuar për tu regjistruar në vitin shkollor 2020 /221 është 73 nxënës, ndërsa nga ky numër në tri drejtime të reja në klasë të X– ta, interesimin  për tu regjistruar kanë shprehur  38 nxënës”, bëhet e ditur nga SHKK-ja.

Po ashtu, sipas komunikatës, “Arsimimi në institucione korrektuese është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Republikën e Kosovës, gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollorë, marrin dëftesat, certifikata dhe diploma, e që nuk dallojnë nga ato të cilat jepen për persona të cilët vijojnë shkollimin në liri”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori