LAJMI I FUNDIT:

BE fillon veprimet ligjore kundër AstraZeneca për ‘shkelje të kontratës’

BE fillon veprimet ligjore kundër AstraZeneca për ‘shkelje të kontratës’

Bashkimi Evropian thotë se ka filluar veprimet ligjore kundër AstraZeneca mbi pretendimin e shkeljes së kontratës në lidhje me shpërndarjen e vaksinës së saj të coronavirusit.

“Komisioni Evropian ka filluar veprimin ligjor të premten e kaluar kundër kompanisë AstraZeneca mbi bazën e shkeljes së marrëveshjes së përparuar të blerjes”, ka thënë një zëdhënëse nga Komisioni Evropian, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.


Sipas Euronews, AstraZeneca ishte zotuar të furnizonte me 180 milionë doza BE-në në tremujorin e dytë të këtij viti por është përballur me vonesa të shumta të dërgesave.

Dhe zyrtarët e BE-së kanë akuzuar kompaninë se nuk ka përmbushur zotimin e saj.

“Kompania nuk ka qenë në gjendje të dalë me një strategji të besueshme për të siguruar shpërndarjen në kohë të dozave. Ajo që ka rëndësi për ne, në këtë rast, është që ne duam të sigurohemi që të ketë një shpërndarje të shpejtë të një numri të mjaftueshëm të dozave që janë premtuar në bazë të kontratës”, vazhdoi zëdhënësja.

“Kështu që Komisioni ka filluar me të vërtetë veprime ligjore në emër të tij dhe në emër të 27 shteteve anëtare që janë plotësisht të bashkuar në mbështetjen e tyre për këtë procedurë”.

Muajin e kaluar, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen akuzoi AstraZeneca për “fatkeqësisht nën-prodhim dhe nën-shpërndarje”.

Në atë kohë, ajo tha se BE po priste të merrte 70 milionë doza vaksinash nga prodhuesi i ilaçeve, shumë më pak sesa pritej.

Si rezultat, ajo tha: “Kjo natyrisht, uli shpejtësinë e fushatës së vaksinimit”.

Masa e fundit nga BE vjen mes shqetësimeve se raste të rralla të mpiksjes së gjakut mund të lidhen me vaksinën, me një numër vendesh që ndalojnë shpërndarjen e vaksinës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori