LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Mustafës vazhdon nesër me deklaratën përmbyllëse

Mbrojtja e Mustafës vazhdon nesër me deklaratën përmbyllëse
Ish- komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa

E plotësuar: Mbrojtja e Salih Mustafës do të vazhdojë nesër me paraqitjen e deklaratës përfundimtare.

Gjatë ditës së sotme, avokati Julius von Bone ka treguar pretendimet e mbrojtjes lidhur me mos besueshmërinë e deklaratave të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.


Ai ka thënë se Salih Mustafa nuk ka kryer asnjë nga krimet me të cilat e ngarkon prokuroria.

Duke folur për akuzën për trajtim mizor, Von Bone ka theksuar se Mustafa as nuk ka qenë në dijeni se një krim i tillë mund të jetë kryer.

—–

Avokati Von Bone: Salih Mustafa nuk ka vrarë e as torturuar asnjëherë askënd

E plotësuar: Ka rifilluar seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës, ku avokati i tij, Julius Von Bone është duke paraqitur deklaratat përmbyllëse.

Von Bone ka thënë se BIA nuk ka funksionuar në asnjë zonë të Zllashit.

“Terminologjia ushtarë për njerëzit që ishin pjesë e BIA-s, nuk është e saktë… Njerëzit e BIA-s nuk kishin lidhje me brigadat, nuk kishin kontroll mbi njerëzit e brigadave. Është keqkuptim që BIA operonte në Zllash, BIA nuk ka funksionuar në asnjë zonë të Zllashit. BIA nuk kishte asnjë lloj operacioni të kyer në Zllash”, ka thënë avokati Von Bone.

Avokati më tej ka shtuar se zona konkrete që është përshkruar në gjithë çështjen është komplekse, shkruan Telegrafi.

“Ai vend ishte një vend që ishte në pronësi të familjes Krasniqi, kjo familje i dha mundësinë UÇK-së për ta përdor. BIA e përdori të çlodheshin pas aktiviteteve të tyre në Prishtinë. Njerëzit e BIA-s nuk kishin kurrfarë pushteti atje, është përdorur si vend për refugjatët e zhvendosur brenda për brenda Kosovës. Asnjë prej njerëzve që ka qëndruar në Zllash nuk ka thënë që BIA e drejtonte këtë kompleks”, ka thënë avokati Von Bone.

Von Bone ka thënë se mbrojta dëshiron ta bëjë të qartë se Salih Mustafa e asnjë person tjetër i BIA-s as vetëm as në grup, nuk kanë pasur për qëllim të ndalojnë të keqtrajtojnë apo të torturojnë edhe të vrasin njerëz.

“Z. Mustafa nuk ka pasur synim për kryerjen e këtyre krimeve të pretenduara. z.Mustafa nuk ka marrë pjesë në asnjë ndërmarrje të përbashkët kriminale. Z.Mustafa i rrëzon me vendosmëri të gjitha akuzat. Z.Mustafa nuk ka vrarë asnjëherë askënd, dhe as nuk ka urdhëruar asnjëherë vrasjen e askujt, e as të torturojë dikën”, tha Von Bone.

Von Bone shtoi se nuk ka prova që Mustafa ka lidhje me ushtarët e UÇK-së, të cilët përmenden në aktakuzë lidhur me kryerjen e krimeve të pretenduara.

Sencën gjyqësore mund ta ndiqni live KËTU.

——

Mbrojtësja e viktimave kërkon që Mustafa të marr dënimin e merituar – seanca shkon në pushim

E plotësuar: Mbrojtësja e viktimave, Anni Pues ka përfunduar deklaratat përmbyllëse në rastin e gjykimit ndaj Salih Mustafës.

Mbrojtësja ka thënë se i akuzuari duhet të marrë dënimin e drejtë për krimet që ka kryer.

“Vrasja dhe tortura janë krimet më të rënda që ekzistojnë. I akuzuari të marrë dënim të drejtë, unë mund të pasqyroj vetëm konstatimet e hollësishme të bëra nga prokuroria, dhe qëndroj prapa atyre”, ka thënë Pues, shkruan Telegrafi.

Mbrojtësja e viktimave u shpreh se i akuzuari (Salih Mustafa), ishte  pjesë aktive e krimeve të luftës dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

“Krimet shkatërruan jetët private dhe vazhdojnë të kenë ndikim te viktimat e mbijetuara. Viktimat nuk kërkojnë gjë konkrete për dënimin e të akuzuarit, por vetëm duan që vuajtjet e tyre të marrin epilog”, u shpreh Anni Pues.

Seanca gjyqësore ka shkuar në pushim, dhe pas 30 minutash deklaratat përmbyllëse do t’i paraqes avokati i Mustafës, Von Bonne.

——

Mbrojtësja e viktimave, Mustafës: Ju së bashku me vartësit tuaj keni kryer krime

E plotësuar: Mbrojtësja e viktimave, Anni Pues ka thënë se Salih Mustafa së bashku me vartësit e tij kanë bërë ndalim arbitrar dhe kanë kryer krimet për të cilat akuzohet.

“Me vendim tuaj njëri nga viktimat është vrarë, ani pse mbrojtja ka thënë se ju nuk keni qenë gjatë tërë kohës në Zllashë, kjo nuk ju hek përgjegjësinë”, ka thënë mbrojtësja, shkruan Telegrafi.

Pues ka shtuar se dëshmitarët të cilët i kanë mbijetuar ndalimit në Zllash, kanë treguar se viktima e cila është vrarë ishte veçuar nga të tjerët.

“Viktima që ka mbijetuar ka treguar sesi viktima e vrarë është torturuar më shumë se të tjerët, ishte masakruar ishte më shumë i vdekur se i gjallë. Ai më pas u gjet i varrosur në një vend të cekët afër kompleksit të ndalimit në Zllashë. Jam dakord me prokurorinë që mungesa e njohurive për momentet e fundit nuk nënkupton që i akuzuari nuk është përgjegjës për këtë vrasje”, tha mbrojtësja e viktimave.

Ajo tha se anëtarët e BIA-s kanë kryer veprën penale të vrasjes duke ia marrë jetën viktimës pak para se të largoheshin nga Zllasha.

Sencën gjyqësore mund ta ndiqni live KËTU.

—–

Mbrojtësja e viktimave: Viktimat kanë pësuar trajtim ç ’njerëzor, torturë dhe vrasje

E plotësuar: Mbrojtësja e viktimave në seancën e sotme gjyqësore ndaj Salih Mustafës, është duke paraqitur deklaratat përmbyllëse.

Ajo ka thënë se ndalimi arbitrar për të cilën akuzohet Mustafa, është dhunim i të drejtave të njeriut.

“Ndalimi arbitrar është dhunim i të drejtëve të njeriut. Viktimave  u është privuar e drejta për të mbrojtur vetën . Pas ndalimit arbitrar viktimat kanë pësuar trajtim ç ’njerëzor, torturë dhe vrasje”, ka thënë mbrojtësja.

Ajo ka shtuar se nuk ka asnjë dyshim që njerëzit janë ndaluar pa asnjë arsye, shkruan Telegrafi.

“I akuzuari mbanë përgjegjësi edhe për trajtimin ç ‘njerëzor të viktimave…Është ky aspekt ç’njerëzues që i ka bërë viktimat të ndiheshim në keq se kafshët dhe shumë prej tyre janë lutur që ti merrte vdekja. Djegie, rrahje, goditje me rrymë elektrike, ekzekutime të gjitha këto kanë lënë pasoja psikologjike fizike mbi viktimat”, tha ajo.

Mbrojtësja e viktimave ka thënë se në asnjë mënyrë nuk justifikohet tortura, duke dhënë se janë ekzaminuar edhe trupat e disa prej viktimave që kanë dhënë dëshmi në gjykatë.

“Ekspertët kanë konfirmuar që trupat e viktimave kanë shenja të shumta dhe dëmtime që janë rezultat i torturës së ushtruar”, u shpreh mbrojtësja e viktimave.

——-

Fillon seanca ndaj Mustafës, mbrojtësja e viktimave dhe avokati do të paraqesin deklaratat përmbyllëse

Ka nisur seanca në gjykimin ndaj Salih Mustafës, ku mbrojtësja e viktimave dhe mbrojtja e Mustafës do të paraqesin deklaratat përmbyllëse.

Kujtojmë se dje deklaratat përmbyllëse i ka paraqitur zyra e prokurorit të specializuar, të cilët kanë kërkuar që Salih Mustafa të dënohet me dënim unik prej 35 vitesh burgim.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Sencën gjyqësore mund ta ndiqni live KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori