LAJMI I FUNDIT:

Fillon seanca ndaj Haxhiut, Lekajt, Kadaj-Bujupit dhe Baftiut për hedhjen e gazit lotsjellës

Fillon seanca ndaj Haxhiut, Lekajt, Kadaj-Bujupit dhe Baftiut për hedhjen e gazit lotsjellës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka filluar seanca për shqyrtimin fillestar ndaj ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputetit Pal Lekaj dhe ish deputeteve, Besa Baftiu e Donika Kadaj-Bujupi.

Ata akuzohen se në shkurt të vitit 2016 kanë futur bombola të gazit në Kuvendin e Kosovës.


Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku tha se shqyrtimi fillestar është i hapur për publikun dhe mediet.

Tri ish deputetet, Albulena Haxhiu, Besa Baftiu dhe Donika Kadaj-Bujupi u deklaruan se do mbrojnë vetën. Ndërsa, i akuzuari Pal Lekaj tha se mbrohet nga avokati Arianit Koci.

Aktakuza e Prokurorisë thotë se të akuzuarit Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj–Bujupi e Pal Lekaj, në shkurt të 2016-ës, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori