LAJMI I FUNDIT:

Fillon projekti 4 milionësh i BE-së për deminimin e Kosovës

Fillon projekti 4 milionësh i BE-së për deminimin e Kosovës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, njoftoi të enjten se ka filluar projekti i Veprimit për Deminimin e Kosovës, financuar nga Bashkimi Evropian.

Në rrjetin social Twitter, ai është shprehur krenar me këtë projekt të BE-së me partnerët në Kosovë.

Szunyog ka thënë se BE-ja do të investojë pothuajse 4 milionë euro për pastrimin dhe përdorimin e sigurt të zonave të prekura nga minat si dhe mbetjet e municioneve thërrmuese.

“Krenar që lançojmë sot projektin e BE-së në Kosovë për deminim me partnerët tanë zbatues “TheHALOTrust” dhe Ndihma Popullore Norvegjeze. BE-ja do të investojë pothuajse 4 milionë euro për pastrimin dhe çlirimin për përdorim të sigurt të zonave të prekura nga minat dhe mbetjet e municioneve thërrmuese”, ka shkruar ambasadori.

Tutje, ai ka thënë se zona që do të pastrohet përfshin kryesisht male, pyje, kullota dhe tokë bujqësore.

“Duke bashkuar forcat dhe financimin në çminim, me Departamentin e Shtetit dhe Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë do ta bëjmë Kosovën më të sigurt për komunitetet e saj dhe do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik social”, ka përfunduar Szunyog. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori