LAJMI I FUNDIT:

Fillon periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë vendit për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Fillon periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë vendit për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut
Foto: ARKIV

KQZ ka njoftuar se sot, 30 tetor, ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut. Afati për aplikim përmbyllet më 7 nëntor.

“Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës dhe që i takojnë këtyre dy komunave, mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.


Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

Informacionet e detajuara dhe si të aplikohet për regjistrim janë publikuar në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/”, thuhet në njoftim.

Të gjithë ata/ato që regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor 2020.

KQZ ka sqaruar gjithastu se të gjithë votuesit që janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit në periudhën e zhvilluar më herët (16 – 23 shkurt) për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë, duhet të aplikojnë sërish për regjistrim dhe vetëm pas regjistrimit do të mund të marrin pjesë në votimin përmes postës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori