LAJMI I FUNDIT:

Fillon panairi për ndërtimtari dhe patundshmëri në Shkup

Fillon panairi për ndërtimtari dhe patundshmëri në Shkup

Në panairin e Shkupit sot fillon Panairi për ndërtimtari dhe patundshmëri në të cilin do të ofrohen mbi 3.000 troje dhe 3.000 banesa të cilat mund të përshtaten me projektet qeveritare “Bli shtëpi për të rinj” dhe “Bli shtëpi, bli banesë”, njofton Telegrafi.

Oferta ka nga gjithsejt 110 kompani dhe troje nga 14 komuna midis të cilave edhe ato të Shkupit: Karposh, Petrovec, Sopishte dhe Ilinden.

Patronat i Panairit për ndërtimtari, dy vite me radhë është Ministria e Financave me projektet “Bli shtëpi për të rinj” dhe “Bli shtëpi, bli banesë”, të cilët kanë për qëllim që të ndihmojnë qytetarët që më lehtë të vijnë deri në shtëpi personale, që përshtatet me konceptin e panairit për ndërtimtari dhe për patundshmëri.


Në Panairin për ndërtimtari sivjet do të marrin pjesë 90 kompani, ndërsa në kuadër të Panairit për patundshmëri 20 kompani. Nga vendet e huaja janë të pranishëm nga Gjermania, Turqia dhe Serbia.

Pritet interesim i madh për panairin me rreth 15.000 vizitorë. Panairi do të mbahet në tre salla dhe do të jetë i hapur nga ora 10 deri në orën 19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori