LAJMI I FUNDIT:

Fillon ndërtimi i TED Residence – Lesna sjell një pjesë nga tradita Sllovene

Fillon ndërtimi i TED Residence – Lesna sjell një pjesë nga tradita Sllovene

Lesna Ndërtimi lajmëron për fillimin e ndërtimit të kompleksit inovativ të banimit në zemër të Prishtinës – “TED Residence”.
Projekti atraktiv është i bazuar në idenë e privatësisë dhe sigurisë duke hapur horizonte të reja të harmonisë dhe komforit ditor.

Kompleksi po ndërtohet në qendër të Prishtinës – tek rruga Sami Plakolli, pranë ish Tulltores, dhe sjell një pjesë nga tradita Sllovene, duke ofruar banesa kualitative dhe shumë funksionale në ndara në lloje të ndryshme prej 62 deri 114 metra katrorë.

Opsionet e financimit nuk mungojnë, LESNA Ndërtimi ka punuar me partnerët e vet që t’ju ofrojë mundësi për pagesë me kredi përmes NLB bankës me afat deri 25 vjet me hipotekë të banesës së financuar.

Kompania “Lesna Ndërtimi” është kompani ndërtimore shumëvjeçare që operon në territorin e Republikës së Kosovës, e cila si pjesë e traditës dhe kulturës së zhvilluar sipas standardeve perëndimore plasohet në piedestalin e ndërtimtarisë në vend.

Kualiteti i punës dhe respektimi i afateve janë shtyllat me të cilat bazohet kompania, dhe ofron përgjegjësi dhe produktivitet të lartë, si për klientët ashtu edhe për kuadrot, duke ndihmuar dhe mundësuar zhvillimin e ekspertëve të profileve të larta.

TED Residence nga LESNA Ndërtimi, banimi që keni ëndërruar.

Kontaktoni në:
Nr: +383 44 455 411
E-mail: info.lesnadertimi@gmail.com

Artikull i sponzorizuar