LAJMI I FUNDIT:

Fillon ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë

Fillon ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë
????????????????????????????????????

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës e cila e lidhë Deçanin me Plavën. Kjo rrugë ka rendësi edhe për lidhjen e rajonit të Dukagjinit me të Plavës dhe Gucisë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se fillimi i punimeve në këtë rrugë ka rendësi të madhe.


“Është ditë e veçantë sepse fillon ndërtimi i një rrugë që lidhë Deçanin dhe Kosovën me Malin e Zi, sidomos me atë pjesë ku banojnë shqiptarë. Nuk ka ndjenjë më të mirë se kur jemi në shërbim të qytetarëve, të lëvizjes së lirë, të investimeve dhe zhvillimit të turizmit, sepse kjo rrugë ka ndikim pozitiv shumëdimensional. E them këtë sepse këto bjeshkë janë atraktive për zhvillimin e turizmit e sidomos edhe për transport të mallrave si lidhje me Malin e Zi. Nuk ka më mirë se kur përgatisim infrastrukturën për të zhvilluar vendin dhe me këto ndjenja jemi sot këtu që t’ia nisim kësaj rruge duke mos e atakuar askënd por unë jam i vendosur që ky projekt të zhvillohet deri në fund, andaj faleminderit Deçan, e gëzofshi këtë rrugë dhe na priftë e mbara!“, theksoi Lekaj.

Ndërsa, duke folur për buxhetin e ndarë për këtë projekt ministri Pal Lekaj, saktësoi se: “Për këtë vit janë ndarë 4 milionë euro, kurse për vitin 2019 do të ndahen edhe 8 milionë euro të tjera, kurse projekti në tërësi do të përfundojë në vitin 2020”, theksoi ai.

Përveç ministrit Lekaj, të pranishmëve me një fjalë rasti iu është adresuar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili vuri në pah rëndësinë dhe simbolikën që ka kjo rrugë për banorët e Dukagjinit dhe ata të Plavës e Gucisë. /Telegrafi/

????????????????????????????????????