LAJMI I FUNDIT:

Fillon gjyqi ndaj sulmuesve të revistës “Charlie Hebdo”, pesë vjet pas sulmeve vdekjeprurëse

Fillon gjyqi ndaj sulmuesve të revistës “Charlie Hebdo”, pesë vjet pas sulmeve vdekjeprurëse

Katërmbëdhjetë persona kanë dalë në gjyq në Paris për përfshirjen e tyre të dyshuar në një seri sulmesh vdekjeprurëse terroriste në qytet, të cilat filluan në zyrat e revistës satirike franceze, “Charlie Hebdo” dhe përfunduan dy ditë më vonë në një supermarket.

Të dyshuarit akuzohen se kanë siguruar mbështetje logjistike për autorët e krimit – vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi dhe bashkëpunëtorin e tyre, Amedy Coulibaly – dhe përballen me akuza për pjesëmarrje në një shoqatë kriminale terroriste, raporton CNN.


Nëse dënohen, disa nga të pandehurit përballen me dënime deri në 20 vjet burg, transmeton Telegrafi.

Të paktën një përballet me një dënim të mundshëm të përjetshëm. Njëmbëdhjetë nga të dyshuarit do të paraqiten në gjykatë – 10 prej tyre do të qëndrojnë pas xhamave anti-plumb.

Revista "Charlie Hebdo" riboton karikaturat e Profetit Muhamed
Lexo po ashtu Revista "Charlie Hebdo" riboton karikaturat e Profetit Muhamed

Tre të tjerët, të cilët udhëtuan në Siri në ditët para fillimit të sulmeve, do të gjykohen në mungesë.

Hayat Boumedienne, gruaja e Amedy Coulibaly, është një nga ata që gjykohen në mungesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori