Marrëveshja e arritur sot në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, pritet t’i jep fund situatës së tensionuar në veri të Kosovës, 11 ditë pasi atje u vendosën barrikadat nga serbët lokalë dhe u bllokuan rrugën që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, duke kundërshtuar vendosjen e reciprocitetit për targat e automjeteve me Serbinë.
Pas dy ditë bisedimesh në Bruksel Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje lidhur me reciprocitetin për targat e automjeteve.
Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të shtunën më 2 tetor 2021 ku sipas saj, trupat e Njësisë Speciale në veri do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it.
Këtë e ka bërë të ditur, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Telegrafi.
Pikat kryesore të kësaj marrëveshje janë:
– Më 2 tetor Njësia Speciale që aktualisht është në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë, do të largohen dhe në të njëjtën kohë do të largohen edhe bllokimi i rrugëve, duke filluar nga ora 08:00, por jo më vonë se ora 16:00.
KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjakë, para fillimit të tërheqjes së sinkronizuar të Njësive Speciale dhe barrikadave, dhe do të qëndrojnë atje afërsisht dy javë për të ofruar ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë.
– Me datën 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të filloj zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.
– Do të krijohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, të kryesuar nga BE-ja do të formohet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare rreth targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së.
Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, grupi punues do të paraqet të gjeturat për zgjidhjen përfundimtare para përfaqësuesve të nivelit më të lartë në procesin e Dialogut.
Marrëveshja për targat u mirëprit nga zyrtarë të lartë të BE-së e SHBA-së
Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar në një audio-konferencë me gazetarë ka folur pas vendosjes së reciprocitetit për targa mes Kosovës dhe Serbisë.
Escobar e ka quajtur sukses të madh arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet. Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot”, ka thënë Escobar.

Edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me reciprocitetin për targa.
Borrell ka thënë se tash të dyja vendet duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të bërë përparim të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mirëpritur marrëveshjen për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryetarja e KE-së në një postim në Twitter marrëveshjen e arritur e ka quajtur zhvillim shumë pozitiv, ndërkaq thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë.

“Mirëpres marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kjo është mirë për tërë rajonin. Dialogu tani duhet të vazhdojë”, shkruan ajo.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe e ka quajtur lajm të mirë marrëveshjen Kosovë-Serbi për çështjen e targave.
Giacobbe në një postim në Twitter shkruan se kjo është një shembull se si riangazhimi në dialog mund të ketë përfitime reale dhe të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka reaguar të enjten pas arritjes së marrëveshjes për targat.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se uniteti BE-SHBA është çelësi i suksesit në Ballkanin Perëndimor.
“Falënderoj Byron e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike dhe zëvendësndihmësin sekretar amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, të cilët kaluan ditët e fundit në Bruksel, në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Uniteti BE-SHBA është çelësi i suksesit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
Marrëveshja për targat në Bruksel nuk u prit mirë nga opozita në Kosovë
Opozita në Kosovë e kundërshtoi këtë marrëveshje, teksa reagime të shumta ka pasur si brenda edhe jashtë vendit.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se “Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”.
Kështu u shpreh ai në reagimin e tij pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësimin e saj për marrëveshjen e arritur nga Qeveria e Kosovës sot në Bruksel, duke thënë se ajo përbën një regres për Kosovën dhe e forcon më shumë pozicionin e Serbisë, ndërkohë që ka kërkuar publikimin sa më të shpejtë të detajeve të marrëveshjes.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas marrëveshjes së arritur sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket çështjes së targave ku kritikon Qeverinë Kurti për marrëveshje, duke thënë se ka bërë një hap para dhe dy prapa.
“LDK-ja i ka dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës për shtrimin e sovranitetit në gjithë territorin e vendit, si dhe në çështjen e reciprocitetit, si masë e drejtë dhe e domosdoshme në relacionet politike e tregtare me Serbinë. Po ashtu, LDK-ja ka konsideruar se dialogu është formë e vetme e trajtimit të problemeve ndërshtetërore; së këndejmi pjesëmarrja në dialog e një partie sot në pushtet që për gjithë kauzën e vet historike e kishte kundërshtuar si mjet, ndonëse kthesë e jashtëzakonshme, ishte e vetme dhe e paalternativë”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton Telegrafi.
Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të publikojë tekstin e marrëveshjes për targa.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “nëse është e vërtetë se qeveria ka pranuar ta trajtojë ndryshe veriun nga pjesa tjetër e Kosovës, kjo për ne është krejtësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Karakteri unitar i shtetit nuk mund të preket”.
Kreu i AAK-së më tej ka thënë se janë të indinjuar me barazimin që i është bërë policisë speciale të Kosovës me grupet kriminale që kanë bllokuar rrugët në veri.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Bruksel për de-eskalimin e situatës në veri.

Basha në një postim në Twitter ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit.
Vendimi i datës 20 shtator, për reciprocitet me targa me Serbinë nxiti reagime nga pala serbe, ku kamionë e zhavorr u vendosën në rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, teksa në afërsi të këtyre barrikadave u vendosën edhe tenda ku qëndronin protestues që kundërshtonin targat e përkohshme të Kosovës dhe mbulimin e targave të Serbisë, në automjetet që hynin në territorin e vendit tonë.
Për 11 ditë radhazi, pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, pavarësisht shumë provokimeve me të cilat u përballën arritën të menaxhojnë situatën në veri, duke mos u shënuar asnjë incident deri më tani.
Kjo situatë pritet të marrë fund të shtunën, më tërheqjen e barrikadave dhe vendosjen e KFOR-it në vend të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet