LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë talljet me Vuçiqin që u pa i vetmuar në Davos – “Ai qëndron ulur pas shefit të tij, Kurtit”

Fillojnë talljet me Vuçiqin që u pa i vetmuar në Davos – “Ai qëndron ulur pas shefit të tij, Kurtit”

Fotoja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nga paneli për Ballkanin Perëndimor në Davos shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ul i vetëm dhe i ndarë nga të gjithë liderët në panelin për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.


Për momentin nuk dihet se si ka ardhur deri te ky rregullim i ndenjëseve, nëse presidenti serb ka dashur të veçohet vetë, apo ka mbetur pa karrige në rreshtin ku janë të gjithë të tjerët.

Në foto shfaqen i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, kryeministri shqiptar, Edi Rama, presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti…

Një përdorues i rrjetit social Twitter ka theksuar se ka dallim mes mënyrës se si trajtohet Vuçiq jashtë Serbisë dhe si trajtohet ai në Serbi.

Srgjan Milivojeviq
Reputacioni i Serbisë në botë nuk ka qenë kurrë më i madh, apo jo?
‘Rain-man’, pa ombrellë, ulet në rreshtin e fundit në Davos dhe shikon nga pas shefit të tij, Kurtit. Ai mban shënime ndërsa shefi i tij është duke folur me të.
As Trump kështu nuk e poshtëroi.
Askush nuk e ka poshtëruar Serbinë si Aleksandar Vuçiq.

Zivan Miriq: Vuçiq në Serbi, Vuçiq jashtë Serbisë

Mishomorka: Pres që të ftuarit të mbarojnë darkën që të mund të laj enët

Stevanoviq Vladimir: Kur jeni vonë në klasë dhe klasa është plot

Sërish kruarje?

Vasabio: Shënime prej leshi pambuku

Pavle Grboviq

Kjo është perspektiva e Serbisë nëse qeveria me të vërtetë fillon të besojë se ata janë një fshat i vogël, por krenar. Vuçiq dhe Brnabiq janë versione moderne të Asterix dhe Obelix.