Punëtorët teknik të Komunës së Prishtinës, ata të rektoratit e të qendrës studentore, nga nesër do të fillojnë me protesta. Ndërkaq, me këtë rast, nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Sektorit Privat, u tha se nuk duhet të pranohet nënshkrimi i kontratës nën 350 euro pagë.
Mos të nënshkruhen kontratat nën pagën 350 euro është thirrja e kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Ai tha se nga nesër, do të fillojnë protestat në kompani të ndryshme private.
“Për nesër dhe pasnesër [martë, mërkurë] kemi parapa një protestë që do të mbahet me një mijë punëtorë në vendet e tyre të punës. Për dytë rresht do të shprehim pakënaqësitë me pagat që i kemi. Nëse pas dy ditësh nuk kemi lëvizje pozitive, atëherë do të ulemi dhe do të vendosim për masa më radikale…Për momentin jemi fokusuar te punëtorët e Komunë së Prishtinës, punëtorët e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Qendrës Studentore që tashmë janë në tenderim e sipër. Ne u kemi bërë me dije që të mos nënshkruajnë tenderë nën pagën 350 euro. Të jenë të vetëdijshëm se deri më tani kanë kaluar si kanë kaluar, tash nën këtë pagë nuk kalojnë”, tha për RTV Dukagjinin, Jusuf Azemi.
Azemi siç përcjell Telegrafi, thotë mbi 10 kompani kanë hasur në mirëkuptimin e pakënaqësive të punëtorëve dhe se nuk kanë bërë presion mbi punëtoret e tyre, pjesëmarrës në protestë.
“Është hera e parë që pronarët e kompanive në një far forme na kanë kuptuar lidhur me kërkesat tona. Fatbardhësisht deri më tani janë rreth dhjetë kompani që nuk e kanë bërë as presionin më të vogël te punëtorët lidhur me organizimin e protestave”, tha ndër të tjera Jusuf Azemi.
Punëtorët e këtij sektori kishin protestuar edhe më parë, duke kërkuar kushte më të mira të punës dhe rritje të pagës./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Paguaj me Mastercard në POS Terminalet e bankës TEB me metodën më të re Contactless
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin