LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në vitin 2021

Fillojnë përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në vitin 2021

Ditë më parë është nënshkruar Marrëveshje e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve, UNOPS, lidhur me Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë në vitin 2021.

Projekti do të realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Regjistrimi i fundit është bërë në vitin 2011, ku nuk ishin përfshirë komunat veriore të vendit të banuara me popullatë shumicë serbe.


Banorët e këtyre komunave të ndikuar nga Beogradi zyrtar e kanë bojkotuar regjistrimin. Por, demografi Rifat Blaku thotë se regjistrimi është obligim qytetarë të cilit duhet t’i nënshtrohet secili.

“Kësaj radhe Eurostat dhe BE do të duhet të bëjnë presion mbi pushtetin e ashtuquajtur paralel të instaluar në veri, që patjetër të marrin pjesë në regjistrim dhe të mos jenë vegël në duar të Beogradit”, tha Blaku, për Radio Kosovën.

Ndërkaq Hazbije Qeriqi, zyrtare për Komunikim me Publikun në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, tha se kanë filluar përgatitjet për dokumentacionin bazë për regjistrimin e popullsisë së Kosovës në vitin 2021.

Ajo tha se dokumentacioni do të jetë i njëjtë për të gjitha komunat.

“ASK edhe në regjistrimin e vitit 2011 i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ta realizuar projektin edhe në veri të Kosovës, mirëpo ato më pas kanë qenë çështjet politike që e kanë ndaluar popullatën e asaj zone të mos marrë pjesë në regjistrim. Përgatitjet i kemi bërë për të gjitha komunat e Kosovës, ne do të bëjmë përgatitje maksimale dhe të bëjmë edhe fushatën sensibilizuese edhe në atë pjesë të Kosovës sikurse në të gjitha pjesët e tjera, mirëpo çka do të vije më pas, nuk mund ta parashikojmë”, tha Qeriqi.

Sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) si bartëse e projektit do ta zbatojë atë në bashkëpunim të ngushtë me UNOPS-in, i cili do të menaxhojë me fondin e krijuar për mbulimin e shpenzimeve.

Projekti do të udhëhiqet përmes Komitetit Drejtues, anëtarët e të cilit do të jenë të gjithë pjesëmarrësit në fond. Qeveria e Kosovës do të financojë 40% të projektit, kurse partnerët dhe donatorët ndërkombëtarë do të financojnë 60% të projektit.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori